web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzohet se vrau shokun e tij Eglant Koçin/ Autori u fsheh 10 ditë në Elbasan

13 Korrik 2026, 16:25, Kronika CNA

Akuzohet se vrau shokun e tij Eglant Koçin/ Autori u fsheh 10 ditë

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. Autori i dyshuar i vrasjes, Armand Shakaj, që ishte edhe shok me viktimën, ka qëndruar i fshehur për disa ditë.

Sipas raportimeve, Shakaj është fshehur për të paktën 10 ditë në zona të qarkut të Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 qershor të këtij viti. Besohet se pas u rrëmbye, 34-veçari nga Tirana u vra dhe më pas u zhduk.

Trupi i i tij u gjet më datë 18 qershor në fshatin Cerrujë, zonë e ndodhur mes Tiranës dhe Elbasanit. 

Autoritetet kanë ngritur hetimet për pistën e të një konflikti për kriptomonedha ose para me fajde./CNA





Lajmet e fundit nga