web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trump: SHBA-ja do të kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit dhe do të paguhen për këtë

13 Korrik 2026, 15:28, Kosova & Bota CNA

Trump: SHBA-ja do të kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit dhe do

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi këtë të hënë se SHBA-ja do të paguhet për ruajtjen e Ngushticës së Hormuzit, që konsiderohet si rruga kryesore e transportit të naftës dhe epiqendër e luftës së përshkallëzuar me Iranin.

Në një intervistë telefonike me median amerikane "Fox News", Trump tha: “Ne do ta mbajmë ngushticën dhe ndoshta do ta drejtojmë atë”.

“Ne do të bëhemi rojtarët e ngushticës - ndoshta do ta quajmë atë engjëlli mbrojtës i ngushticës, Dhe duhet të rimbursohemi për këtë. Nuk mund të pritet që ne ta bëjmë këtë për asgjë, ndryshe nga sa kemi bërë për shumë vite. Ne e ruajtëm për asgjë dhe tani do ta ruajmë, do të paguhemi për ruajtjen e saj. Shumë para.”-theksoi Trump./CNA





Lajmet e fundit nga