web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për hetime të mëtejshme/ GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen e ish-kryebashkiakut

13 Korrik 2026, 16:31, Aktualitet CNA

Për hetime të mëtejshme/ GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen e

Gjykata e Posaçme i ka kthyer Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Sipas raportimeve, vendimi është marrë në seancën paraprake me dyer të mbyllura nga gjyqtarja e Posaçme Rudina Palloj.

Roshi u hetua për shkelje të barazisë në tenderë, ndërsa më pas iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës. Akuzat vijnë pas një auditi të KLSH-së lidhur me abuzimet me tenderët në Bashkinë Kavajë. /CNA





Lajmet e fundit nga