Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën/ Rama publikon pamjet nga takimi në Paris
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ndarë në rrjetet e tij sociale një përgjigje publike sipas tij për një letër anonime që i është dërguar nga “një anëtar pa emër i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë”.
Balla shkruan në postimin e tij se nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka kërkuar kurrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shkarkimin, largimin apo ndëshkimin e asnjë hoxhe, myftiu apo kleriku fetar. Sipas tij ky pretendim i bërë në letrën anonime të drejtuar ndaj tij është i pavërtetë.
Ndër të tjera ai shprehet se refuzon gjuhën të cilën ai e cilëson si kërcënuese, ndërsa thekson se politika dhe feja kanë secila vendin e vet dhe se “referencat për ndëshkime në këtë botë apo në tjetrën nuk i shërbejnë as dialogut qytetar dhe as besimit fetar”
Balla shprehet se çdo kush që ngre akuza të tilla ndaj duhet t’i bazojë në prova dhe fakte.
Postimi i plotë:
LETËR-PËRGJIGJE PUBLIKE ndaj një letre anonime publike që një “anëtar pa emër” i LHSH ka drejtuar drejt meje
I nderuar zotëri apo kushdoqofshin ata që fshihen pas rreshtave të letrës anonime drejtuar meje,
es-Selamu alejkum.
Lexova letrën tuaj publike pa emër dhe, përtej tonit të saj, ndiej detyrimin t’ju përgjigjem me qetësi.
Së pari, deklaroj në mënyrën më kategorike se nuk kam ndërhyrë kurrë dhe nuk kam kërkuar kurrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shkarkimin, largimin apo ndëshkimin e asnjë hoxhe, myftiu apo kleriku fetar. Ky pretendim është i pavërtetë.
Nëse dispononi qoftë edhe një provë të vetme që mbështet këtë akuzë, bëjeni publike. Në të kundërt, ju ftoj ta tërhiqni atë, sepse askush nuk ka të drejtë të njollosë tjetrin me insinuata.
Së dyti, refuzoj gjuhën kërcënuese që përshkon letrën tuaj. Referencat për ndëshkime në këtë botë apo në tjetrën nuk i shërbejnë as dialogut qytetar dhe as besimit fetar. Politika dhe feja kanë secila vendin e vet dhe unë kam respektuar gjithmonë autonominë e institucioneve fetare, ashtu siç respektoj çdo besimtar të këtij vendi.
Nëse dëshironi ta mbështesni argumentin tuaj mbi fenë islame, atëherë duhet të kujtojmë një parim themelor të saj: besimtari nuk akuzon kurrë pa prova. Kurani i Shenjtë e dënon rëndë shpifjen dhe dëshminë e rreme, sepse ato cenojnë nderin e njeriut dhe helmojnë jetën e bashkësisë. Besimi nuk ndërtohet mbi hamendësime, por mbi të vërtetën; jo mbi aludime, por mbi fakte.
Ka edhe një paradoks që nuk mund të mos e vë në dukje. Ju më qortoni për gjoja ndërhyrje të politikës në çështjet e fesë, ndërkohë që vetë letra juaj është një akt politik. Ju zgjidhni ta publikoni atë për të ngritur akuza pa prova, por nuk zgjidhni të vendosni as emrin tuaj poshtë saj. Anonimati nuk është guxim qytetar; është mënyra më e lehtë për të hedhur baltë pa mbajtur përgjegjësi. Kush beson se po mbron të vërtetën nuk ka arsye të fshihet pas anonimatit.
Prandaj, zgjedhja është e thjeshtë:
Ose paraqisni provat për akuzën që keni ngritur, ose përballuni me pasqyrën tuaj si një shpifës. Ky nuk është vetëm një detyrim ndaj së vërtetës, po dhe ndaj vetë parimeve fetare që ju i thërrisni në ndihmë.
Shqipëria është një vend ku liria e besimit është e shenjtë dhe ku shteti nuk ndërhyn në jetën e komuniteteve fetare. Kjo ka qenë dhe mbetet edhe bindja ime, dhe do të vazhdojë të jetë, pavarësisht çdo përpjekjeje për ta helmuar debatin publik me akuza anonime e të pabazuara.
Allahu ju ndriçoftë rrugën e arsyes dhe ju dhëntë shëndet
TAULANT BALLA
———————————-
Më poshtë dhe letra:
Letër publike drejtuar deputetit Taulant Balla
I nderuar z. Taulant Balla,
Po ju drejtohem publikisht lidhur me shqetësimin tim për përfshirjen tuaj në çështje që lidhen me xhamitë, hoxhallarët dhe myftinjtë, duke dërguar emra dhe kërkesa pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar për shkarkimin apo largimin e klerikëve që, sipas jush, kanë qëndrime kundër jush apo kundër interesave politike që përfaqësoni.
Edhe pse jam më i ri në moshë se ju, vij nga një familje me kontribute të hershme për këtë vend, brez pas brezi, dhe ndiej detyrimin t’ju jap një këshillë: mos i kërkoni përplasjet me klerikët fetarë dhe mos ndërhyni në çështjet e besimit. Historia ka treguar se ata që janë përballur me njerëzit e fesë dhe me besimtarët, nuk kanë gjetur qetësi as në këtë botë dhe as në atë që shumë njerëz besojnë se vjen pas saj.
E kuptoj se ju mund të keni bindje të ndryshme për jetën dhe besimin, por respekti për fenë, institucionet fetare dhe besimtarët duhet të jetë një parim i rëndësishëm në një shoqëri demokratike.
Gjithashtu dua t’ju kujtoj se Shqipëria është një vend me histori, identitet dhe sakrifica të shumta. Pavarësisht marrëdhënieve apo interesave që mund të ndërtohen me shtete të tjera, ky vend nuk mund të trajtohet si pronë e askujt dhe as të shndërrohet në diçka që cenon identitetin dhe interesat e shqiptarëve.
Çdo pushtet është i përkohshëm dhe çdo njeri, pavarësisht detyrës që mban, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Drejtësia dhe e vërteta, herët apo vonë, i japin secilit atë që meriton.
Me respekt për vendin tim dhe me shqetësimin e një qytetari,
PA EMËR. /CNA
Në GJKKO është zhvilluar sot seanca për vrasjen e Santiago...
Gjykata e Posaçme i ka kthyer Prokurorisë së Posaçme për h...
Qeveria synon të rrisë transparencën mbi kontratat e konce...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjes...
Ditën e sotme mbahet protesta e 44-t qytetare kundër qever...
Deputeti i Partisë Socialiste ka ironizuar Partinë Demokra...
Prej ditësh, një grup po kryen një akt terrorist mbi bizne...
Ilir Selmanaj, i akuzuari për vrasjen e ish-policit Santia...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti këtë...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, kërkoi në Kuvend që Banka e...
SPAK ka dhënë pretencën për dosjen ndaj Fatime Kryemadhit,...
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur këtë të hënë konkluzione...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, ka folur në Kuve...
Në seancën e zhvilluar sot në GJKKO, ish-polici i burgjeve...
Sot në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca ndaj ish-financia...
Një përshkallëzim i mundshëm i një proteste tjetër para go...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti Erald Kapri ka akuzuar qeverinë se ka futur duart...
Partia Demokratike ka bojkotuar seancën e sotme parlamenta...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Një aksident është shënuar mesditën e sotme në bulevardin ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një person ka humbur jetën në Biddeford të shtetit amerika...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukrai...
Furnizuesi kryesor i energjisë në Francë, EDF, mbylli përk...
Një panel ekspertësh që këshillon Bashkimin Europian për m...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...