web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla tallet me deputetin e Qorit: Je aksidentalisht në këtë sallë, ke ardhur hajdutçe

13 Korrik 2026, 10:58, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është tallur me deputetin e Arlind Qorit, Redi Muçi.

Balla i është drejtuar Muçit se ndodhet aksidentalisht në sallën e Kuvendit, pasi është bërë pjesë e tij për shkak të një deputeti tjetër.

Ai tha se Muçi është futur në Kuvend hajdutçe.

“Ti s’ke asnjë të drejtë as politike, as morale të flasësh në emër të popullit, në këtë sallë, pasi në emër të popullit ka një shumicë të caktuar nga vota e një viti më parë. Ti je thjesht dhe vetëm aksidentalisht në këtë sallë, ke ardhur për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër. Ti ke ardhur hajdutçe. Nuk tallem me protestën. Nuk e di sa mirë i ndiqni statuset e mia të orës 19:00 se si kur hyri Saliu, Gonja dhe Qorri, flamingot fluturuan dhe ngelën sorra si puna jote, e këtij tjetrit dhe Gones. Gone, sqaro se si mund të shesë një njeri një apartament 151 m² për 15 milionë euro? Kaq. Petët e byrekut po hapen siç u hapën te përfshirja e lloj-lloj llumi në protestë. Flamingot janë zogj të pastër dhe nuk rrinë me ju llum”, tha Balla./ CNA





Lajmet e fundit nga