web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk trembemi nga asgjë”/ Protestuesja: S'ka manovër që na largon nga e drejta për të mbrojtur atdheun

12 Korrik 2026, 20:20, Aktualitet CNA

“Nuk trembemi nga asgjë”/ Protestuesja: S'ka manovër

Protestuesit që kanë mbërritur me marshim nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë nuk kanë lënë pas as sot fjalimet e tyre.

Një prej tyre, teksa u drejtohej qytetarëve të pranishëm theksoi se askush nuk e mendonte se s të arrihej dita e 43-të.

Sipas protestueses, asnjë manovër politike nuk ka fuqinë për të larguar qytetarët nga e drejta për të mbrojtur Shqipërinë.

“Askush nuk mendonte se do qëndronim kaq gjatë. Të vazhdojnë derisa Shqipëria të fitojë dinjitetin. Nuk ka verë, botëror pushime verore që largojnë shqiptarët nga sheshi. Ju bëj thirrje të jeni çdo ditë e më shumë, Shqipëria ka nevojë për ne. Fëmijët tanë të rriten me dinjitet në tokën e tyre. Asnjë manovër nuk na largon nga e drejta jonë për të mbrojtur atdheun tonë. Jam shumë e lumtur që çdo ditë shikoj këtu rini, familjarë që nuk tremben nga asgjë për të mbrojtur Shqipërinë”,-u shpreh ajo./CNA





Lajmet e fundit nga