Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën/ Rama publikon pamjet nga takimi në Paris
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...

Qeveria synon të rrisë transparencën mbi kontratat e koncesioneve dhe partneriteteve publik-private (PPP) përmes krijimit të një regjistri elektronik kombëtar.
Në sistemin e ri pritet të publikohen të dhëna të detajuara për çdo kontratë, nga lloji dhe kohëzgjatja, deri te tarifat, pagesat dhe afatet e përfundimit.
Nisma parashikohet në projektvendimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit “Për miratimin e rregullave për përmbajtjen dhe formën e regjistrit elektronik të koncesioneve dhe partneritetit publik-privat”, i cili synon të krijojë një bazë të unifikuar të dhënash për monitorimin dhe vlerësimin e ndikimit të koncesioneve në ekonomi.
Sipas relacionit që shoqëron projektvendimin, aktualisht informacioni mbi kontratat e koncesioneve dhe PPP-ve administrohet në mënyrë të fragmentuar nga autoritetet kontraktuese, pa ekzistuar një sistem të vetëm kombëtar që garanton standardizimin e informacionit, përditësimin periodik të të dhënave dhe monitorimin në kohë reale të kontratave.
“Kjo situatë krijon vështirësi në monitorimin institucional të kontratave, në analizimin e angazhimeve financiare të shtetit, në evidentimin e ndryshimeve kontraktore, si dhe në përgatitjen e raporteve për organet mbikëqyrëse dhe auditimin.
Në këtë kontekst, është e nevojshme krijimi i një regjistri elektronik të centralizuar, i cili do të shërbejë si baza zyrtare e të dhënave për të gjitha kontratat e koncesioneve dhe partneriteteve publik-private”, thuhet në relacionin e projektvendimit.
Çfarë të dhëna për koncensionet do të përmbajë regjistri?
Regjistri elektronik do të mbledhë dhe publikojë informacion të detajuar për çdo kontratë koncesionare apo PPP. Ndër të dhënat që do të jenë të aksesueshme për publikun përfshihen:
autoriteti kontraktues;
objekti dhe lloji i kontratës;
kohëzgjatja;
vlera e investimit;
vlera totale e kontratës;
tarifat dhe pagesat;
teksti i plotë i kontratës;
studimi i fizibilitetit;
dokumentacioni i procedurës së dhënies së koncesionit;
ndryshimet kontraktore;
transferimet e kontratës;
marrëveshjet e nënkontraktimit;
dokumentacioni mbi pronësinë;
dokumentet që lidhen me përfundimin e kontratës.
Sistemi do të ndërveprojë gjithashtu me regjistrin e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), duke mundësuar marrjen automatike të të dhënave për operatorët ekonomikë.
Sipas projektvendimit, regjistri do të jetë publik dhe pa pagesë. Aksesi do të ofrohet duke respektuar kufizimet e parashikuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtën e informimit.
Përveç funksionit informues, sistemi do të shërbejë edhe si instrument monitorimi për institucionet shtetërore. Ai do të gjenerojë raporte periodike mbi ecurinë e kontratave, realizimin financiar dhe performancën e tyre, të cilat do të mund t’u vihen në dispozicion Ministrisë përgjegjëse për financat dhe institucioneve mbikëqyrëse.
Siguria e regjistrit elektronik do të garantohet nga AKSHI
Projektvendimi ngarkon Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me përgjegjësinë për garantimin e funksionimit të sistemit elektronik, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave të regjistrit.
Sipas dokumentit, ngritja e regjistrit nuk do të kërkojë fonde shtesë nga buxheti i shtetit, pasi zbatimi i tij do të financohet brenda fondeve të miratuara për funksionimin e institucionit gjatë vitit 2026. /Monitor
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjes...
Ditën e sotme mbahet protesta e 44-t qytetare kundër qever...
Deputeti i Partisë Socialiste ka ironizuar Partinë Demokra...
Prej ditësh, një grup po kryen një akt terrorist mbi bizne...
Ilir Selmanaj, i akuzuari për vrasjen e ish-policit Santia...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti këtë...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, kërkoi në Kuvend që Banka e...
SPAK ka dhënë pretencën për dosjen ndaj Fatime Kryemadhit,...
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur këtë të hënë konkluzione...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, ka folur në Kuve...
Në seancën e zhvilluar sot në GJKKO, ish-polici i burgjeve...
Sot në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca ndaj ish-financia...
Një përshkallëzim i mundshëm i një proteste tjetër para go...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti Erald Kapri ka akuzuar qeverinë se ka futur duart...
Partia Demokratike ka bojkotuar seancën e sotme parlamenta...
Kryeministri Edi Rama udhëton sot, më 13 korrik, në Paris,...
Mijëra qytetarë po marshojnë nëpër Tiranë teksa sot shënoh...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të diel për pro...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Një aksident është shënuar mesditën e sotme në bulevardin ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një person ka humbur jetën në Biddeford të shtetit amerika...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukrai...
Furnizuesi kryesor i energjisë në Francë, EDF, mbylli përk...
Një panel ekspertësh që këshillon Bashkimin Europian për m...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...