web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dha telefonin Veliajt/ Ish-polici i burgjeve qahet në Gjykatë

13 Korrik 2026, 12:23, Aktualitet CNA

I dha telefonin Veliajt/ Ish-polici i burgjeve qahet në Gjykatë

Në seancën e zhvilluar sot në GJKKO, ish-polici i burgjeve, Fatjon Baçi, i cili i dha telefonin kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar një masë më të butë sigurie.

Sipas avokatit mbrojtës, Fatjon Baçi ka deklaruar se Veliaj ka biseduar me vëllain dhe gruan e tij.

Baçi ka kërkuar një dënim më të lehtë duke thënë se me dhënien e telefonit Veliajt nuk ka pasur asnjë qëllim kriminal dhe për faktin se është i vetmi i punësuar në familje.

“Fatjon Baçi ka bërë një gabim njerëzor përballë një njeriu si Erion Veliaj që gëzonte pushtetin që gëzonte. Veliaj ka biseduar me vëllain dhe gruan e tij dhe nuk ka bërë asnjë bisedë kriminale, përndryshe nuk do t’ia jepte celularin. Kërkoj që Gjykata të më japë një dënim më të lehtë duke marrë në konsideratë se nuk kam pasur qëllim kriminal dhe duke marrë parasysh rrethanat familjare që jam i vetmi njeri i punësuar në shtëpinë time”, tha ai.

Seanca e sotme është shtyrë pasi avokatët kërkuan kohë të plotësojnë konkluzionet dhe e radhës do të mbahet më 23 korrik.

Kujtojmë se ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

9 akuza janë për korrupsion, një për shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të veprës penale, fshehje e pasurisë, futjen e sendeve të ndaluara në qeli./ CNA

 





Lajmet e fundit nga