web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kallëzimi në SPAK për koncertin e Kanye West/ Manja ironizon PD-në: Qenka ngjallur

13 Korrik 2026, 15:15, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste ka ironizuar Partinë Demokratike përmes një reagimi në rrjetet sociale, lidhur me kallëzimin për financimin 4.2 milionë euro të koncertit të zhvilluar në Tiranë të reperit amerikan Kanye West.

Në postimin e tij, Manja shkruan se me rëndësi është që PD-ja është ringjallur, ndërsa shton që duhet të çojë në SPAK edhe “The Albanian Files”, pasi thotë se opozita nuk duhet t’ua lërë këtë kauzë partive të vogla.

“Partia Demokratike qenka ngjallur!  Po çoka në SPAK Kanye Ëest-in dhe mirë e bën. Po nuk e kuptoj pse kanë shkuar deri te Kanye, se ai i shkreti në Kashar këndoi, kurse bulevardin PD-së ia kanë marrë këngëtarët popullorë! Po nejse, rëndësi ka që u ngjall PD-ja dhe tani duhet të çojë në SPAK edhe Albanian Files, se nuk i lihet ajo kauzë e madhe Gonit dhe Tiku”, shkruan Manja. /CNA





Lajmet e fundit nga