I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Këshilli i Bashkimit Europian emëroi diplomatin gjerman, Dirk Schubel, si përfaqësues të ri të posaçëm të BE-së për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me mandat fillestar dyvjeçar, duke pasuar estonezin Aivo Orav.
Schubel është diplomat me përvojë të gjatë në Shërbimin Europian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionin Europian dhe Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Aktualisht, ai drejton Divizionin për Rusinë në EEAS.
Më herët, ai ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i BE-së për Partneritetin Lindor (2022-2024), ndërsa ka qenë edhe shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi (2019-2022) dhe në Moldavi (2009-2013).
Sipas vendimit të Këshillit të BE-së, mandati i Schubel-it do të përqendrohet në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, si dhe në mbështetjen e perspektivës europiane të vendit.
Ai do të monitorojë përparimin në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, do të kontribuojë në forcimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së komuniteteve, si dhe do të promovojë koordinimin politik të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Mandati i tij përfshin, gjithashtu, ofrimin e udhëzimeve politike për Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe mbështetjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me synim forcimin e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Në dy vjetët e fundit - nga 2024-ta deri në fund të marsit - në këtë funksion ishte Aivo Orav.
Në një nga deklaratat e fundit për mediat në Kosovë, Orav tha se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë “nuk do të zhduket”.
“Dialog do të thotë gjithashtu Asociacion”, tha ai.
Pas largimit të tij, ushtrimin e detyrës e mori përsipër zëvendësshefja e BE-së në Kosovë, Eva Palatova.
Në një shkrim të publikuar javën e kaluar, Palatova tha se Bashkimi Europian mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, si dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, por theksoi se përgjegjësia për avancimin e së ardhmes europiane të Kosovës u takon udhëheqësve politikë dhe institucioneve të Kosovës.
Me atë rast, ajo bëri thirrje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke thënë se partia fituese - në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje - ka përgjegjësi të veçantë që të angazhohet me partitë e tjera politike për të arritur kompromis.
Kosova nuk ka institucione të qëndrueshme tash e më shumë se një vit e gjysmë, pasi tri palë zgjedhje të mbajtura brenda kësaj periudhe nuk kanë arritur t'i japin vendit një shumicë funksionale.
"Konkurrenca politike është një tipar normal dhe i shëndetshëm i demokracisë. Avancimi i së ardhmes europiane të Kosovës duhet të jetë një objektiv i përbashkët", shkroi Palatova. /REL
Shërbimi kundër terrorizmit i Mbretërisë së Bashkuar po me...
Të paktën 51 persona kanë humbur jetën nga shirat e rrëmby...
Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që ...
Valët ekstreme të të nxehtit që goditën Europën në fun...
Sipas qeverisë gjermane, gjatë vitit 2025 janë regjistruar...
Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin Fontainebleau, rreth ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Një zjarr i madh ka përfshirë një bar në Bangkok të Tajlan...
Plakja e popullsisë, emigracioni dhe barra në rritje e sëm...
Ndërsa Perëndimi mendonte se dëbimet masive të diplomatëve...
Gjermania po financon 50,000 dronë sulmues për Ukrainën. ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi sot se Ngushti...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi sot se ka...
Akuzat e Apple: përpjekjeje agresive nga OpenAI për të rek...
Sistemi i ri i kontrollit të BE sjell probleme në aeroport...
Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ka ndërruar je...
Shumë njerëz besojnë se mushkonjat preferojnë ata me "gjak...
Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plago...
Tajfuni Bavi ka goditur Kinën, duke u bërë tajfuni i dytë ...
SHBA ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj objek...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...