web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së

14 Korrik 2026, 18:07, Kosova & Bota CNA

“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta

Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me dije se Mali i Zi ka mbyllur tashmë më shumë se gjysmën e kapitujve të negociatave.

Në një postim në platformën “X”, Kos shkruan se këtë të martë Mali i Zi ka mbyllur kapitujt mbi Politikën e Konkurrencës dhe Bashkimin Doganor, duke e çuar totalin në 18 nga 33 kapituj negociues.

Komisionerja shkruan se reformat sipas këtyre dy kapitujve nënkuptojnë operimin sipas të njëjtave rregulla si në pjesën tjetër të BE-së, me më pak barrë administrative dhe më pak kontrolle në kufij, duke krijuar më shumë mundësi si për bizneset malazeze ashtu edhe për ato evropiane.

Ajo thekson se është koha që Mali i Zi të dyfishojë reformat dhe finalizojë procesin e integrimit.

Postimi i plotë:

Mali i Zi ka mbyllur tashmë më shumë se gjysmën e kapitujve të negociatave. Në këtë Super të Martë për Zgjerimin, ai mbylli kapitujt mbi Politikën e Konkurrencës dhe Bashkimin Doganor, duke e çuar totalin në 18 nga 33 kapituj negociues.

Reformat sipas këtyre dy kapitujve nënkuptojnë operimin sipas të njëjtave rregulla si në pjesën tjetër të BE-së, me më pak barrë administrative dhe më pak kontrolle në kufij, duke krijuar që sot më shumë mundësi si për bizneset malazeze ashtu edhe për ato evropiane. Tani është koha për të dyfishuar reformat dhe për ta çuar Malin e Zi në vijën e finishit.

Ndërkohë kujtojmë se sot në Bruksel mbahet Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, ku pritet të bëhet progres në procesin e negociatave për anëtarësim.

Në fokus janë tre kapituj negociues që lidhen me fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, arsimi dhe kultura, si dhe marrëdhëniet me jashtë. Delegacioni shqiptar udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pala europiane ka vlerësuar përparimin e bërë nga Shqipëria gjatë procesit të reformave.

Komisionerja Kos, e ka cilësuar këtë ditë si një moment të veçantë për politikën e zgjerimit europian, pasi disa vende kandidate po ndërmarrin hapa të rëndësishëm njëkohësisht në procesin e integrimit. /CNA





Lajmet e fundit nga