web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bie zjarr në një ndërtesë në qendër të Brukselit/ Humbin jetën disa persona

14 Korrik 2026, 15:51, Kosova & Bota CNA

Bie zjarr në një ndërtesë në qendër të

Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një ndërtesë në ndërtim e sipër në qendër të Brukselit, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për gjashtë punëtorë që rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas autoriteteve lokale, trupat e një numri ende të pakonfirmuar viktimash janë gjetur në njërin prej dy ashensorëve të kantierit, ku po zhvillohen punime të mëdha rinovimi në sheshin "Place de Brouckère".

Zëdhënësi i shërbimit të inspektimit të punës, Brecht Speybrouck, deklaroi për "Reuters" se ekipet e shpëtimit kanë pasur qasje të kufizuar në kabinën e ashensorit, ku kanë konstatuar praninë e trupave të pajetë të dy ose tre personave.

Ai bëri të ditur se gjithsej gjashtë punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa shkaku i shpërthimit të flakëve mbetet ende i panjohur dhe po hetohet nga autoritetet.

Zjarrfikësit njoftuan se në momentin e shpërthimit të flakëve në kantier ndodheshin mbi 200 punëtorë, ndërsa tre persona janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. /CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga