Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Menjëherë pas arrestimeve të disa drejtorëve më të rëndësishmit të Bashkisë së Tiranës, shumicës së tyre, zinxhirit komandues të Erion Veliajt, “çuditërisht” filluan të plasnin në dy javë apo në një muaj skandale të njëpasnjëshme brenda të majtës të padëgjuara më parë.
Erion Veliaj u përpoq të justifikonte drejtorët e tij, edhe pse u zhduk disa ditë, i plasi dhe tëmthi nga e keqja, tha se ishin një apo 2 zyrtarë të lagruar, përdori mediat e tij.
Në fakt dolën që ishin 9 drejtorë dhe më shumë se kaq dhe të tjerë në hetim. Një pas një filluan skandalet. (LEXO KETU)

Pikërisht ditën e arrestimit të drejtorëve u risoll në treg një informacion i vjetër akuza e shumëpërdorur nga opozita nga Berisha dhe nga vetë Lulzim Basha në lidhje me Olsi Ramën në lidhje me arrestimet e bëra për trafikun e drogës në Xibrakë, arrestime të kryera gjatë kohës së socialistëve, ku ministër kish qenë Saimir Tahiri.
Ripërmendet udhëtimi në makinë i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, me një trafikant droge, makina e trafikantit e të tjerë. E thënë dhe e stërthënë me miliona herë.(LEXO KETU)
CNA raportoi dhe riktheksoi se kjo është një lojë politike po shpërthehet në mënyrë të kontrolluar një skandal i konsumuar më parë, një çështje e shumë diskutuar, thjesht dhe vetëm që të hiqet vëmendja nga arrestimi i drejtorëve të Veliajt tek dosja “5D” dhe hetimet e thelluara që po vijonin në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Ishte e “rastësishme” thotë dikush. Gazment Bardhi u justifikua me faktin se e kishte njoftuar një javë para daljen e tij në konferencë shtypi për Olsi Ramën. Kur në fakt u zbuluan detaje se çështja e arrestimit të drejtorëve kishte shkuar në gjykatë 10 ditë para.

Pra 3 ditë para se Gazment Bardhi të bënte njoftimin e tij për daljen për Olsi Ramën thjesht dhe vetëm priti ditën e arrestimeve. Atij i ishte servirur një dosje e përdorur dhe keqpërdorur pikërisht në një moment që i duhej Erion Veliajt edhe kjo e “rastësishme”.
Por, pas kësaj ndodh një tjetër “çudi”. Edhe pse Erion Veliaj ka hall nuk shfaqet në media përpiqet të ndezë motorin e makinës së tij të lodhur të korruptuar të konsumuar të këputur politikisht, shfaqet një “i çmendur” dhe rastësisht na çmendet Ilir Meta.
Çmenduria e tij shfaqet sa në paralele, zihet me gruan, shan gruan, i dehur, esëll kjo nuk ka rëndësi. Ilir Meta në çmendurinë e tij fillon dhe merr rrufetë mediatike thjesht dhe vetëm që të ikë vëmendja nga Erion Veliaj. Edhe kjo e “rastësishme”.

Në pak ditë shpërthen Olsi Rama si dosje me porosi dhe çmendet me porosi dhe Ilir Meta.
Krejt e “rastësishme” për ata që duan të besojnë se këto janë teori konspirative por, në fakt janë me detaje të lidhura me njëra-tjetrën dhe shumë të vërteta.
Sepse Ilir Meta ka gati dy vjet që është kthyer në krye të LSI-së, që i ndryshoi dhe emrin e bëri Partia e Lirisë dhe tani bën një konventë.
Tani e kuptoi Ilir Meta që Mona e kishte rrethuar me njerëzit e saj? Tani e kuptoi Ilir Meta se kush ishte Endrit Braimllari apo ndonjë vajzë në KPD e PL që nuk i prish punë askujt përkundrazi janë rritur në atë oborr dhe kanë kontribute më shumë se sa Blushrat që mban nga pas Ilir Meta?

Faktet flasin vetë. Ilir Meta u çmend kur u arrestuan drejtorët e Erion Veliajt dhe filloi një goditje frontale ndaj Bashkisë së Tiranë për fakte dhe akuza korruspioni, me një zinxhir njerëzish të korruptuar hajdutërish nga koka deri të këmbët të mbështetur nga Erion Veliaj , njerëzit në krah të tij që punonin, blinin vota, luftonin që Veliaj të bëhej kryetar bashkie dhe ky i mbajti në poste.
Pra një organizatë, një organizatë kriminale që kishte dhe një kokë sipër.
Nuk kalojnë pak ditë. Pasi skemat e Metës kuptohen nga opinion që tashmë e përqesh. E quan një idiot të padobishëm që i shërben Erion Veliajt.
Plas në Rai 3 një skandal. Një skanal me gjëra të cilat të gjitha diheshin.(LEXO KETU)
Të gjitha faktet e thëna nga Rai 3 ishin të denoncuara nga mediat opozitare por dhe nga mediat afër pushtetit por që nuk i ishte dhënë pesha e duhur sepse është ndryshe kur flet Rai 3 dhe është ndryshe kur flasin mediat në Shqipëri.
Çështja e Ëngjëll Agaçit, “Don Agaçio” është denoncuar nga Sali Berisha, nga opozita pa ndalim dhe jo vetëm që ka qenë avokati i trafikantëve, por është akuzuar kur ka plasur skandali i dosjes së trafikantit të drogës Ylli Ndroqi pronarit të Ora News, alias Xhemail Pasmaçiu.
Për më tepër vitet e shkuara është dyshuar se dosjen e Ylli Ndroqit dhe dokumente e Italisë i kishte nxjerrë Engjëll Agaçi.
Kush nuk e dinte që Engjëll Agaçi ishte një nga avokatët famoz të krimit në Itali?

Nga ana tjetër skema në lidhje me persona të dënuar jashtë Shqipërisë pra në Itali që marrin dënime dhe më pas vijnë në Shqipëri dhe dalin.
Kështu ka qenë në kohë të Berishës, kështu është dhe tani. Gjenden marrëveshje, dënohen diku jashtë ekstradohen në Shqipëri, nëpërmjet procedurave ligjore gjejnë hapësira kapin pika të caktuara dhe shkojnë para drejtësisë dhe përfitojnë ulje dënimesh.
Pra nuk ishte një rast i pathënë.
Fatmir Xhafaj, lidhja e tij me Mandojin, dalja e ndonjë biznesmeni të dënuar që lidhet me bashkinë e Tiranës, me inceneratorët sërish ngrenë dyshime që këto kanë qenë informacione të nxjerra me dirigjencën e njerëzve rreth e rrotull Erion Veliajt, pasi skandal pas skandali, një skandal më i madh e mund një skandal të madh dhe një skandal më i madh akoma e mund edhe një skandal edhe më të madh. Sa më e madhe zhurma, aq më i madh skandali, aq më lehtë harrohet dhe mbyllet ai i pari. (LEXO KETU)

Pra, këto janë tre rastësistë e së majtës në pak javë që godasin Edi Ramën apo më saktë i shërbjenë Erion Veliajt dhe kush godet kë tashmë skema është e qartë dhe e lexueshme për të gjithë./ CNA
4 vite më parë CNA publikoi dokumente ekskluzive në li...
Në fakt është e habitshme, edhe pse fatkeqësisht e vër...
Çifti Meta-Kryemadhi, gjatë gjithë kësaj jave ka fillu...
“Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gju...
Kreu i PL-së po shfaqet në 48 orët e fundit në media m...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje televizive, në një...
Nuk e bën se ka frikë, nuk e bën sepse i di zullumet q...
Në vitin 2007, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali...
I djersitur, i nxirë, në një monolog me gazetarë të he...
Nga televizioni i ortakërisë së inceneratorëve, Erion Veli...
Kryeministri Edi Rama, në reagim e tij dje, “pushkatue...
Titulli i këtij shkrimi ndoshta është fjalia e duhur p...
Sot ishte dita kur drejtorët e Veliajt, 6 drejtues të ...
Erion Veliaj reagoi dje në një takim me disa nxënës pa...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjeti një mënyr...
"U kthyem në ëë Kuvend sepse më ë morën në ëë telefon ...
Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...
Pas një vendimi gjykate, policia zbatoi urdhrat për të...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ditën e parë ...
Arrestimi i Jorgo Goros solli shumë pak zhurmë mediati...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...