LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj nuk e “vrau” dot Edi Ramën për drejtorët

3 Prill 2024, 18:36, Editorial CNA
Erion Veliaj nuk e “vrau” dot Edi Ramën për drejtorët
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjeti një mënyrë të përsëritur si gjithmonë, të stilit të intrigave të tij, për të sfumuar zhurmën e madhe që do të bënin mediat dhe opinioni publik në lidhje me arrestimin e drejtorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

I pari që ra ishte Taulant Tusha, krahu i djathtë i tij, dhe më pas Mariglen Qato, Redi Molla e kështu me radhë. Pritet që rrugës të bien edhe të tjerë drejtorë dhe bashkëpunëtorë të tij.

Mënyra që zgjodhi Veliaj ishte të stimulonte një sulm ndaj kryeministrit Rama, ta “vriste” atë duke përdorur vëllain e tij.

Sulmi ndodhi. U përdor Gazment Bardhi dhe ajo që ra në sy ishin mediat e pushtetit, mediat e paguara nga inceneratorët, mediat e lidhura direkt me Erion Veliajn, që e mbanin drejtpërdrejt Gazment Bardhin të gjithë dhe i jepnin hapësirë pa fund.

Nga ana tjetër po ndodhnin arrestime drejtorësh në Bashkinë e Tiranës dhe të gjitha, po këto media, ose nuk e raportonin ose thoshin disa ish-drejtues të Bashkisë së Tiranës, ku në fakt Mariglen Qato dhe drejtoreshat e Bashkisë së Tiranës ishin arrestuar në krye të detyrës.

 

Si qëndron e vërteta?

E vërteta është se Erion Veliaj, zhurmën që po bëhej për drejtorët e tij, goditjen që po i bëhej nga SPAK-u me fakte dhe prova konkrete, ta mbyllte dhe më pas zgjodhi të bëhej pozitiv, të tregonte sa pemë kishte mbjellë dhe të nxirrte edhe një arsye shëndetësore që sipas tij e kishte lënë pas dore siç është fakti i operimit të tëmthit.

Kujdes shendetin

Për shëndetin, i urojmë të shkuara zotit Erion Veliaj, se ndoshta duhet të shkojë dhe përpara prokurorëve të SPAK-ut dhe të marrë edhe përgjegjësitë ligjore dhe e duam të shëndetshëm e mirë. Nuk mund të pranojmë të jetë i pashëndetshëm.

Tani ai mund të shpikë edhe ndonjë sëmundje tjetër, mund të sëmuret nga veshkat, mund të ketë ndonjë problem me zemrën, por duhet të ketë kujdes, sidomos me këto të hemodinamikës, se urgjenca e Kardiologjisë është djegur dhe ka 9 javë që nuk funksionon.

Prandaj kërkojmë që Erion Veliaj ta mbajë shëndetin, të jetë sa më mirë që të shkojë të japë pak sqarimet se si njerëzit e tij, krahu i djathtë, krahu i majtë apo dhe i qendrës i Erion Veliajt ndërtuan kompani dhe jo vetëm “5D”.

Në vijim do të sjellim edhe kompani të tjera, me emra të tjerë, për drejtorë të tjerë, të cilët kanë qarkulluar paratë e Bashkisë së Tiranës në një rreth të mbyllur, ku merrnin miliona euro fonde, të cilat janë të gjitha dyshimet se përdoreshin edhe për fushatë elektorale, përtej pasurimit apo futjes në politikë të personave të caktuar.

Pushkatimi i Ramës

Erion Veliaj nuk bëri gjë tjetër veçse tentoi të “pushkatonte”, të “vriste” Edi Ramën duke përdorur vëllain e tij që të mbyste zhurmën që do të bënte arrestimi i drejtorëve.

Në fakt, pritet që të ketë dhe arrestime të tjera për inceneratorët. Pritet që të ketë veprime të tjera dhe për drejtorët  dhe herën e parë Veliaj tentoi të “vriste” vëllain e kryeministrit.

Vëlla tjetër Edi Rama nuk ka. Tani të presim të shohim se kujt do t’i vërsulet Lali, do t’i bëjë një zhurmë më të madhe duke përdorur mediat e paguara prej tij dhe inceneratorëve, mediat e korrupsionit dhe të skandaleve korruptive që janë bashkëpunëtorë dhe të paguar nga kryetari i bashkisë në të gjitha skemat kriminale si inceneratorët dhe dosja “5D” për të mbytur zhurmën./CNA

 

11:20 Editorial Elvi FUNDO

Skulptori i Rilindjes

Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...

Lajmet e fundit nga