"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Pas një vendimi gjykate, policia zbatoi urdhrat për të arrestuar rreth nëntë drejtorë të Bashkisë së Tiranës, së bashku me Taulant Tushën, e cili ka urdhër-arrestin e dytë.
Burrat e bashkisë dhe drejtorët e saj, por edhe zonjat, po shkojnë drejt burgut, disa me "arrest shtëpie" të ndihmuar nga gjykata, të tjerët të provuar me fakte dokumente, të cilat janë thjesht dhe vetëm pjesa e parë e asaj që SPAK-u ka çuar në gjykatë, sepse hetimi është më i gjatë dhe më i thellë, ka fakte dhe prova edhe më tronditëse dhe jo vetëm për ta, por edhe për të tjerë drejtorë, të përfshirë në skema përfitimesh, fondesh, tenderësh, të fshehur pas kompanive të ndryshme në emra të tjerë.
Ka dyshime të forta se fonde të shumta siguruar nga korrupsioni janë përdorur për të blerë vota. Por më shumë sesa histori politike është një histori korrupsioni hajdutësh e grupit kryesor të njerëzve në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj, individëve, të cilët janë përgjegjës përpara ligjit për abuzimet me tenderët, vjedhjet, por edhe përfitime fondesh për të siguruar, bujtina, hotele, investime, vila, apartamente, e kështu me radhë.
Taulant Tusha tashmë është me dy akuza, rrezikon mbi 10 vite burg, njëra lidhet me çështjen e inceneratorëve, tjetra lidhet me aferën “5D”. Te të dyja janë të provuara përgjegjësitë.
I dyti në radhë është Mariglen Qato, në akuzë më parë nga prokuroria në çështje të mbyllura shpejt e shpejt, tashmë Qato arrestohet për dosjen "5D".
Edhe ky nën hetim nga SPAK-u për çështjen e inceneratorëve dhe ndaj tij pritet një akuzë e dytë. Qato rrezikon të paktën 10 vite burg. Pastaj bashkimet e gjykimeve, gjykimet e shkurtuara e të tjerë mund t’u japin të tjera shanse drejtorëve hajdutë të Erion Veliajt.
Nga ana tjetër, janë një grup tjetër drejtorësh, të cilët janë bërë të pasur me shpejtësi skëterrë.
Rasti i Red Mollës, siç është rasti i Tivarit, siç është Kacidhja e të tjerë me radhë, drejtorë dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës, që fshihen, siç e theksuam edhe më lart, pas subjektesh, biznesesh, tenderësh, urdhrash të zbatuar për përfitime korruptive, por ajo që duhet të bëjnë burrat e lali Erit që i mbajtën krahun, është thjesht dhe vetëm të mbahen, të mbahen duke pritur dënimet e tyre shumëvjeçare.
Ata duhet të mbahen, ose duke pranuar pafundësisht burgun, humbjen e pasurisë dhe gjithçka kanë, duke lënë familjet e tyre pa bashkëshortë, pa prindër për shumë vite, sepse duhet të vuajnë vjedhjet dhe abuzimet ose të bashkëpunojnë me drejtësinë për të çuar përpara saj, njeriun kryesor të gjithë kësaj skeme korruptive ndërtuar në Bashkinë e Tiranës, pronarin faktik që dhe te kompania “5D” është shefi i vërtetë i tyre. Ata janë thjesht dhe vetëm zbatues të skemës, përfitues të vegjël të saj.
Dikush tjetër është pronari faktik, personi i vërtetë përgjegjës për gjithçka ka ndodhur në aferën e inceneratorëve me skemën “5D”, me subjektet e ndryshme, me përfitimet nga fondet e Bashkimit Evropian, me vilat, bujtinat, ndërtimet, kontratat koncesionare të rinovuara për të përfituar 60 milionë euro, e kështu me radhë.
Ndaj koha është që ata burra të mbahen dhe shumë shpejt të na tregojnë dhe të provojnë, të dëshmojnë, se kush është pronari i vërtetë i gjithë skemave që ata janë përfshirë, që ata kanë zbatuar për të përfituar miliona e miliona euro./CNA
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ditën e parë ...
Arrestimi i Jorgo Goros solli shumë pak zhurmë mediati...
SPAK-u njoftoi ditën e shtunë arrestimin e kreut të Bashki...
Kryeministri Rama pas një publikimi të bërë në mediat amer...
Në fakt, diçka thelbësore ka me SPAK-un kjo mazhorancë, që...
Sot kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në takimi...
Dikush mund të habitet me këtë titull, edhe më shumë pse e...
Opozita shpalli fitoren. Pas 5 muajsh betejë u deklaru...
Në Shkodër, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në datën 25 jana...
Disa ditë pas një dalldie masive publike, të komenteve dhe...
Nëse do që të shohësh të gjitha këndet e hipokrizisë njerë...
Ditën e shtunë, CNA publikoi një shkrim shumë etik, me...
Një ishte fjalia kryesore e Rilindjes dhe socialistëve...
Prej gati një viti, Alfred Peza është zgjedhur kreu i ...
CNA dje solli një shkrim të parë në kuadër të një vëzh...
Sot Gjykata Kushtetuese, sipas informacioneve në media...
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Dikush thoshte se ardhja e Antony Blinken-it ishte një...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...