LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DENONCIMI: Erion Veliaj paguan kompaninë e dyshimtë "Eco Tirana"

30 Mars 2024, 11:36, Politikë CNA
DENONCIMI: Erion Veliaj paguan kompaninë e dyshimtë "Eco
Erion Veliaj

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu hodhi akuza ndaj kompanisë "Eco Tirana". 

Sipas Vangjelit "Eco Tirana", një kompani e dyshimtë është paguar nga Bashkia Tiranë me 35.3 miliardë lekë për shërbime pastrimi të qytetit. kontratë kjo e firmosur më 9 shtator të 2016 dhe një afat 8 vjeçar. 

"Ndërkohë Bashkia Tiranë ka kontraktuar 11 operatorë privatë për 51 procedura prokurimi me të njëjtin objekt, pra për shërbimet e pastrimit (32 procedura me negocim pjesa tjetër të hapura), të ndara në 4 zona në Tiranë plus nëntokën dhe terminalet, duke shpenzuar 60 miliardë lekë ose 582.5 milionë euro", sqaroi Vangjeli.

Deklarata e plotë: 

"Eco Tirana", një kompani e dyshimtë, po aq sa vetë Erion Veliaj, regjistruar në QKB në korrik 2016, me objekt “Menaxhimi i shërbimeve mjedisore dhe jo vetëm..” me pronarë "AGSM Holding ALBANIA", me 49% të aksioneve, përbërë nga AGSM AIM 75% dhe AMIA Verona 25%. E LIDHUR ME NDRAGHETTA-n.

Në mars 2021 regjistrohet largimi i "AGSM Verona" dhe shtohet ortaku "AGSM AIM".

Në maj 2021 "AGSM HOLDING ALBANIA" sh.a. vendos të mbyllë të gjitha aktivitetet e shoqërisë duke shoqëruar procesin me çdo tagër tjetër që parashikon ligji dhe statusi shndërrohet nga aktiv në shoqëri në likuidim e sipër.

Pronari tjetër është Bashkia Tiranë me 51 për qind.

Në dhjetor 2023, për shkak të procedimit penal, zëvendësohen Taulant Tusha dhe Redi Molla. Administratore shqiptare e kësaj shoqërie është znj. Anjeza Çapllani, njëherësh njëra nga pronaret e "PROPER PLACE 1" sh.p.k. 

"Eco Tirana" është paguar nga Bashkia Tiranë me 35.3 miliardë lekë për shërbime pastrimi të qytetit me anë të kontratës nr. 27496 dt. 09.09.2016, afati i së cilës rezulton në fuqi për pothuaj 8 vite.

Ndërkohë Bashkia Tiranë ka kontraktuar 11 operatorë privatë për 51 procedura prokurimi me të njëjtin objekt, pra për shërbimet e pastrimit (32 procedura me negocim pjesa tjetër të hapura), të ndara në 4 zona në Tiranë plus nëntokën dhe terminalet, duke shpenzuar 60 miliardë lekë ose 582.5 milionë euro.

Konkretisht si më poshtë:

9.1. Kontrata me negocim dt 22 shkurt 2016 Pastrimi i pjesës Lindore - 2 të Qytetit të Tiranës me vlerë 557 milion lekë, kontraktor Shoqëria “T.T.A alba Lam” shpk
9.2. Shtesë kontrate me negocim dt.01 Dhjetor 2015 Shtesë Kontrate për objektin: Pastrimi i pjesës Perëndimore -2 të qytetit të Tiranës, me vlerë 414 milion lekë, kontraktor Fusha shpk
9.3. Shtesë kontrate me negocim dt.11 Dhjetor 2015 Shtesë Kontrate për objektin: Pastrimi i pjesës Lindore -2 të qytetit të Tiranës me vlerë 442 milion lekë, kontraktor Shoqëria “T.T.A alba Lam” shpk
9.4. Shtesë kontrate me negocim dt.11 Dhjetor 2015 Shtesë Kontrate për objektin: Pastrimi i pjesës Lindore-1 të qytetit të Tiranës me vlerë 291 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.5. Shtesë kontrate me negocim dt.11 Dhjetor 2015 Shtesë Kontrate për objektin: Pastrimi i pjesës Perëndimore -1 të qytetit të Tiranës me vlerë 428 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Korsel” shpk
9.6. Kontrata me negocim dt 12 shkurt 2016 Pastrimi i pjesës Perëndimore - 2 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 530 milion lekë , kontraktor Shoqëria “FUSHA shpk
9.7. Kontrata me negocim dt 22 shkurt 2016 Pastrimi i pjesës Perëndimore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 515 milion lekë , kontraktor Shoqëria “KORSEL” shpk
9.8. Kontrata me negocim dt 22 shkurt 2016 Pastrimi i pjesës Lindore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 354 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.9. E hapur dt.3 Maj 2016 Pastrimi i pjesës Perëndimore - 2 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 2 miliard lekë, kontraktor Fusha shpk afati 365 dite.
9.10. E hapur dt.3 Maj 2016 Pastrimi i pjesës Lindore - 2 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 1.8 miliard lekë, kontraktor “T.T.A Alba Lam” shpk , afati 365 dite.
9.11. E hapur dt.6 Qershor 2016 Pastrimi i pjesës Perëndimore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 2 miliard lekë, kontraktor “KORSEL” shpk , afati 365 dite.
9.12. E hapur dt.18 Gusht 2016 Pastrimi i pjesës Lindore - 3 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 1.9 miliard lekë, kontraktor “DION AL” shpk , afati 365 dite.
9.13. E hapur dt.18 Gusht 2016 Pastrimi i pjesës Perëndimore - 3 të Qytetit të Tiranës , me vlerë 2.2 miliard lekë, kontraktor ““Alko-Impex General Construction, afati 365 dite.
9.14. Shtesë kontrate me negocim dt.13 Shtator 2016 Shtesë Kontrate për objektin: Shtesë kontrate: për objektin “Shërbimi i pastrimit publik, (Zona Unaza e Re), Njësia Administrative, Kashar, Tiranë”, (Numri i kontratës fillestare 12619/1, Data e lidhjes se Kontrates fillestare 15.09.2015, Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare 31667908 lekë me TVSH.) me vlerë 63 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Dion Al” shpk
9.15. Kontrata me negocim dt 21 Nëntor 2016 Pastrimi i pjesës Lindore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 345 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.16. Kontrata me negocim dt 24 Shkurt 2017 Pastrimi i pjesës Lindore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 252 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.17. Shtesë kontrate me negocim dt. 3 Maj 2017 Shtesë kontrate për objektin“Pastrimi i pjesës Perëndimore - 2 Qytetit Tiranës". ( Data e lidhjes se Kontrates fillestare 03.05.2016, Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare/ lotit: 208,446,024 leke me TVSH ), me vlerë 231 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.18. Shtesë kontrate me negocim dt. 3 Maj 2017 Shtesë kontrate për objektin“Pastrimi i pjesës Lindore–2 të Qytetit Tiranës”), me vlerë 216 milion lekë, kontraktor Shoqëria “T.T.A Alba Lam” shpk
9.19. Shtesë kontrate me negocim dt. 29 Maj 2017 Shtesë kontrate për objektin Shtesë kontrate për objektin: “Pastrimi i pjesës Lindore – 1 të Qytetit Tiranës”, me vlerë 255 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.20. Shtesë kontrate me negocim dt. 6 Qershor 2017 Shtesë kontrate : “Pastrimi i pjesës Perëndimore - 1 të Qytetit Tiranës". ( Data e lidhjes se Kontrates fillestare 06.06.2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 208294423.2 Leke me TVSH)”, me vlerë 288 milion lekë, kontraktor Shoqëria “KORSEL” shpk
9.21. Tirana Parking kerkese per propozim “Shërbim Pastrimi për Sheshet mbi dhe nën tokë dhe Terminalet” dt. 30 Qershor 2017, me vlerë 69 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.22. Shtesë kontrate me negocim dt.14 Korrik 2017 Shtesë kontrate: "Pastrimi i pjesës Lindore 2 të Qytetit të Tiranës" (Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 03-05-2016; Numri I References: REF-22410-01-28-2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 178718946 Leke me TVSH), me vlerë 339 milion lekë, kontraktor Shoqëria “T.T.A Alba Lam” shpk
9.23. Shtesë kontrate me negocim dt.14 Korrik 2017 Shtesë kontrate: "Pastrimi i pjesës Perëndimore 2 të Qytetit të Tiranës." ( Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 03-05-2016; Numri I References: REF-22191-01-25-2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 208446024 Leke me TVSH)), me vlerë 330 milion lekë, kontraktor Shoqëria “FUSHA” shpk
9.24. Kontrata me negocim dt 18 Gusht 2017 Pastrimi i pjesës Përendimore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 375 milion lekë , kontraktor Shoqëria “KORSEL” shpk
9.25. Kontrata me negocim dt 18 Gusht 2017 Shtesë kontrate : “Pastrimi i pjesës Perendimore 3 të qytetit të Tiranës". (Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 18.08.2016; Numri I References: REF-34720-04-21-2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 221801501 Leke me Tvsh), me vlerë 281 milion lekë , kontraktor Shoqëria “ALKO-IMPEX General Construcion” shpk
9.26. Kontrata me negocim dt 18 Gusht 2017 Shtesë kontrate: “Pastrimi i pjesës Lindore - 3 të Qytetit Tiranës”. (Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 18.08.2016; Numri I References: REF-34710-04-21-2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 199189060.8 Leke me TVSH), me vlerë 300 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.27. Shtesë kontrate me negocim dt.13 Tetor 2017 Shtesë kontrate: "Pastrimi i pjesës Lindore 2 të Qytetit të Tiranës" (Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 03-05-2016;; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 178718946 Leke me TVSH), me vlerë 332 milion lekë, kontraktor Shoqëria “T.T.A Alba Lam” shpk
9.28. Shtesë kontrate me negocim dt.13 Tetor 2017 Shtesë kontrate: "Pastrimi i pjesës Perëndimore 2 të Qytetit të Tiranës." ( Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 03-05-2016;Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 208446024 Leke me TVSH)), me vlerë 321 milion lekë, kontraktor Shoqëria “FUSHA” shpk
9.29. Kontrata me negocim dt 27 Tetor 2017 Shtesë kontrate: “Pastrimi i pjesës Lindore - 3 të Qytetit Tiranës”. (Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 18.08.2016 Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 199189060.8 Leke me TVSH), me vlerë 395 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Shpresa” shpk
9.30. Kontrata me negocim dt 27 Tetor 2017 Shtesë kontrate : “Pastrimi i pjesës Perendimore 3 të qytetit të Tiranës". (Data e lidhjes se Kontrates fillestare: 18.08.2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare: 221801501 Leke me Tvsh), me vlerë 415 milion lekë , kontraktor Shoqëria “ALKO-IMPEX General Construcion” shpk
9.31. Kontrata me negocim dt 16 Nëntor 2017 Pastrimi i pjesës Përendimore - 1 të Qytetit të Tiranës, me vlerë 361 milion lekë , kontraktor Shoqëria “KORSEL” shpk
9.32. Kontrata me negocim dt 24 Nëntor 2017 Shtesë kontrate: “Pastrimi i pjesës Lindore - 1 të Qytetit Tiranës”. me vlerë 253 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Infinit Constructions” shpk
9.33. E hapur dt.28 Dhjetor 2017 Pastrimi i zonës Tirana 2, me vlerë 6.1 miliard lekë, kontraktor Korsel shpk & Brai Cata srl shpk afati 3 vite.
9.34. E hapur dt.28 Dhjetor 2017 Pastrimi i zonës Tirana IV, me vlerë 8.3 miliard lekë, kontraktor FUSHA shpk afati 3 vite.
9.35. Tirana Parking me negocim shtese kontrate “Shërbim Pastrimi për Sheshet mbi dhe nën tokë dhe Terminalet” dt. 29 Dhjetor 2017, me vlerë 13 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.36. Kontrata me negocim dt 12 Shkurt 2018 Shtesë kontrate : “Pastrimi i zonës 3 të qytetit të Tiranës), me vlerë 559 milion lekë , kontraktor Shoqëria “ALKO-IMPEX General Construcion” shpk
9.37. Kontrata me negocim dt 14 Shkurt 2018 Shtesë kontrate : “Pastrimi i zonës 1Tirana), me vlerë 612 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Ante Group” shpk, afati 90 ditë.
9.38. E hapur fituesi 5 Mars Shkurt 2018: “Pastrimi i zonës 1 Tirana), me vlerë 607 milion lekë , kontraktor Shoqëria “Ante Group” shpk & GJIKURIA shpk , afati 3 vjet.
9.39. E hapur 12 Mars 2018: “Pastrimi i zonës 3 Tirana), me vlerë 5.6 miliard lekë , kontraktor Shoqëria “ALKO-IMPEX General Construcion” shpk, afati 3 vjet.
9.40. Tirana Parking e hapur “Shërbim Pastrimi për Sheshet mbi dhe nën tokë dhe Terminalet” dt. 28 Mars 2018, me vlerë 85 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.41. Tirana Parking e hapur “Shërbim Pastrimi për Sheshet mbi dhe nën tokë dhe Terminalet” dt. 18 Prill 2019, me vlerë 111 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.42. Tirana Parking e hapur “Shërbim Pastrimi dhe gjelberimi” dt. 28 Maj 2020, me vlerë 100 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.43. Kontrata me negocim dt 30 Dhjetor 2020 : “Pastrimi i zonës IV të qytetit të Tiranës), e vlerë 537 milion lekë , kontraktor Shoqëria “FUSHA shpk, afati 73 ditë
9.44. Kontrata me negocim dt 30 Dhjetor 2020 : “Pastrimi i zonës II të qytetit të Tiranës), e vlerë 400 milion lekë , kontraktor Shoqëria “KORSEL shpk, afati 73 ditë
9.45. E hapur 16 Shkurt 2021: Loti 1 “Pastrimi i zonës 1 Tirana), me vlerë 5.5 miliard lekë , kontraktor Shoqëria “Ante Group” shpk , afati 3 vjet.
9.46. E hapur 12 Mars 2021: Loti 3 “Pastrimi i zonës III Tirana), me vlerë 9 miliard lekë , kontraktor Shoqëria “ALKO IMPEX General Construction” shpk , afati 3 vjet.
9.47. E hapur 12 Mars 2021: Loti IV “Pastrimi i zonës IV Tirana), me vlerë 10 miliard lekë , kontraktor Shoqëria “FUSHA” shpk , afati 3 vjet.
9.48. Kontrata me negocim dt 1 Prill 2021 : “Pastrimi i zonës II të qytetit të Tiranës), e vlerë 399 milion lekë , kontraktor Shoqëria “KORSEL shpk, afati 73 ditë
9.49. Tirana Parking e hapur “Shërbim Pastrimi dhe gjelberimi” dt. 19 Maj 2021, me vlerë 99 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk
9.50. Tirana Parking e hapur “Shërbim Pastrimi dhe gjelberimi” dt. 21 Qershor 2022, me vlerë 99 milion lekë, kontraktor Shoqëria “CLEAN FAST shpk & Shansi Invest” shpk
9.51. Tirana Parking e hapur “Shërbim Pastrimi dhe gjelberimi” dt. 15 Qershor 2023, me vlerë 90 milion lekë, kontraktor Shoqëria “Fusha” shpk afati deri 31.12.2023

Rezultati

Si? shihet nga tabela që do t’ia dërgojmë medias të detajuar, "Eco Tirana" është fasada që mbulon kontratat prej 582 milionë eurosh që u jepen kompanive private për pastrimin e kryeqytetit.

Këto të fundit rezultojnë të investuara edhe në dhjetëra kontrata të tjera publike njëherazi.

Erion Veliaj duhet të sqarojë publikun pse kompania e maskuar "Eco Tirana" është përfshirë edhe vetë në ekzekutimin e këtij procesi dhe është paguar nga Bashkia Tiranë 35.3 miliardë lekë deri tani për shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit, ndërkohë që janë prokuruar dhe lidhur 51 kontrata me operatorë privatë kundrejt vlerës 60 miliardë lekë për të njëjtin shërbim.

SPAK-u duhet të nisë hetimet se përse janë shpenzuar 60 miliardë lekë për kontrata prokurimi për shërbime pastrimi dhe përse Bashkia Tiranë drejtuar nga Veliaj paguan "Eco Tirana" me pronar po Erion Veliajn 51%, kundrejt vlerës 35.3 miliardë lekë.

Paratë e taksave të qytetarëve për "Eco Tirana" shkojnë në xhepin e Veliajt, një pjesë e parave të operatorëve privatë shkojnë në xhepin e Veliajt, apo të dyja bashkë./CNA 

Lajmet e fundit nga