LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sali Berisha, politikani shqiptar më i pëlqyer në Kosovë

29 Mars 2024, 22:11, Politikë CNA

Sali Berisha, politikani shqiptar më i pëlqyer në Kosovë

Barometri në Euronews Albania për herë të parë ka sjellë edhe mendimin e qytetarëve të Kosovës në një sondazh për pëlqyeshmërinë e liderëve të politikës në Shqipëri.

Mes 1065 intervistave të realizuara ballë për ballë në Kosovë, ku janë pyetur 815 shqiptarë, 150 serbë dhe 100 persona nga komunitete të tjera, sa i përket pëlqyeshmërisë që ata kanë për liderët e politikës në Shqipëri, rezulton se përqindja më e madhe e tyre, pëlqejnë Sali Berishën (57.2 %).

Pjesa tjetër e të pyeturve kanë përkatësisht 56.6 % pëlqyeshmëri për kryeministrin Edi Rama, 41.8 % pëlqyeshmëri për presidentin Bajram Begaj, 41.8 % pëlqyeshmëri për Ilir Metën, 37.8 % pëlqyeshmëri për Lulzim Bashën dhe 19.7 % pëlqyeshmëri për Lindita Nikollën./ Euronews Albania

Sali Berisha, politikani shqiptar më i pëlqyer në Kosovë

Lajmet e fundit nga