Paralajmërimi i Belind Këlliçit për Erion Veliajn
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njofton se sot ka depozituar në SPAK kërkesën për nisjen e hetimeve penale ndaj Olsi Ramës, ku e akuzon si të përfshirë në dosjen "Xibraka".
"Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK-ut, z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit", shprehet Bardhi.
Ai kërkon që të hetohen Olsian Çela dhe prokurori Edvin Kondili për hetimet e mangëta që kanë bërë për këtë dosje.
Reagimi i plotë:
Në vijim të të dhënave të bëra publike dje, ku provohet dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e vëllait të Kryeministrit Olsi Rama, në organizatën kriminale të laboratorit të Xibrakës, sot kam përcjellë zyrtarisht pranë SPAK-ut kërkesën për nisjen e hetimeve penale ndaj tij.
Janë kaq shumë fakte, rrethana dhe indicie në dosjen e hetuar keq nga prokuroria e kohës, saqë drejtësia ka për detyrë të rihapë menjëherë dosjen e procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016, lidhur me bashkëpunëtorin e paidentifikuar, 45 vjeç, që përdorte automjetin me targa AA 653 DM. Të dhënat e TIMS-it dhe ato që gjenden në dosjen penale, janë të mjaftueshme për të rihapur hetimin e kokainës së Xibrakës, lidhjet e Olsi Ramës me grupin kriminal dhe përfshirjen ose jo të tij në organizatën e trafikut të kokainës.
Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK-ut, z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjësisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit.
Nga ana tjetër, SPAK-u ka për detyrë të hetojë edhe rolin e dy prokurorëve të asaj çështjeje, z. Olsian Çela (promovuar me votë të mazhorancës socialiste si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës) dhe z. Edvin Kondili (mbështetur nga Edi Rama si kandidat për drejtimin e SPAK-ut një vit më parë dhe për të cilin zhvilloi një konflikt të hapur kundër ambasadores së SHBA-së në Tiranë), si dhe të Policisë së Shtetit, në fshehjen apo prishjen e provave, mospërmbushjen e rregullt të detyrës, dhe moskryerjen e asnjë veprimi për të hetuar deri në fund procedimin e veçuar 335/1 – viti 2016. SPAK-u ka përgjegjësinë përpara publikut të japë një informacion të plotë se kush e ka penguar hetimin e këtij procedimi, pse është lënë në heshtje apo harresë kjo dosje, dhe cili është fati i këtij procedimi deri dje?
Derisa SPAK-u të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, për Edi Ramën vijon të mbetet e njëjta pyetje, edhe pse ai kishte zgjedhur dje të fshihet pas shkrimit të hartimeve në emrin e vëllait Olsi Rama. Qytetarët shqiptarë prej 24 orëve presin një përgjigje: “Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? Kush është personi i paidentifikuar, i moshën 45 vjeç, që përdor makinën me targa AA 653 DM?”/CNA
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Oktavian Sherban, në nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerin...
Dje SPAK-u, pas vendimeve të dhëna nga GJKKO-ja, zbato...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Himarës ësht...
Të premten është mbledhur Këshilli Bashkiak i Himarës për ...
Arlind Qori, drejtuesi i "Lëvizjes Bashkë", ka reaguar...
Analisti Andi Bushati foli mbrëmjen e sotme për akuzat...
Një makineri vjedhjeje! Kështu e ka cilësuar analis...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi këtë të e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është sh...
Me dirigjim nga Erion Veliaj, në mediat e paguar nga a...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t'i par...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka drejtuar g...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka “shitu...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Kël...
Ministra, ish-ministra, kryebashkiakë, drejtorë e zyrt...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas 7 orësh ë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se ka halle të mëdha ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...