"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Dje SPAK-u, pas vendimeve të dhëna nga GJKKO-ja, zbatoi urdhër-arrestet për një grup drejtorësh të Erion Veliajt. Megjithëse mediat pranë tij dhe ato të paguara nga njerëzit e aferës së inceneratorëve u përpoqën t’i shihnin si ish-drejtorë, shumica e tyre ishin drejtorë në detyrë, përjashto Redi Mollën, i cili është larguar në shtator të vitit të shkuar.
Në fakt në momentet kur po arrestohej Redi Molla dhe më pas në shtëpi po i hidheshin prangat edhe Mariglen Qatos, plasi një dosje në media dhe kjo doli nga opozita nëpërmjet Gazment Bardhit, pra një dosje në lidhje me Olsi Ramën dhe me ngjarjen e Xibrakës të gati 9 viteve të shkuara.
Një dosje që u shpall si një lajm i ri, një skandal ri, një aferë droge dhe kështu me radhë, lidhjet e vëllait të kryeministrit, por në fakt ishte një lajm i vjetër, ishte publikuar më parë nga Lulzim Basha, nga Sali Berisha disa herë, Timset, kalimet e kështu me radhë.
Skemë e njohur kjo e vjetër në politikë dhe Erion Veliaj është mjeshtër i të tilla intrigave, që të furnizojë me një zhurmë më të madhe mediat sesa ajo që e ka zënë atë.
Shumicën e tyre i ka nën kontroll, televizionet kryesore, portalet kryesore dhe mediat e mëdha, të cilat na thanë se ishin disa ish-drejtorë apo drejtorë në detyrë.
Nga ana tjetër lajmi që duhet të bëhej më i madh ishte vëllai i kryeministrit i përfshirë në trafik droge. Ky lajm i dytë duhet të mundë të parin dhe kujt i interesonte. Nuk i interesonte opozitës. Sepse opozita e kishte lajm të vjetër, e kishte lajm të ripërdorur, thjesht dhe gjoja një skandal i ri po hapej.
Më shumë se kujtdo tjetër, ky lajm që të mbyste të parin i interesonte pikërisht Erion Veliajt, i cili me një gur po vriste dy zogj.
Kjo e fundit i interesonte ndoshta edhe opozitës, sepse nuk mund të pranojë që SPAK-u nuk kontrollohej nga Rama. Nuk mund të pranohej që Berisha është një i burgosur politik, por një vendim i dhënë nga kryeministri dhe SPAK-u është një ushtare e tij.
Nga ana tjetër, thjesht Veliaj dje nëpërmjet disa deklaratave që shpërndau vetë në media, deklaroi se zyrtarët e tij, drejtorët, ishin arrestuar me urdhër të Berishës, Ilir Metës apo Belind Këlliçit.


Kjo zhurmë i interesonte thjesht dhe vetëm Erion Veliajt dhe Sali Berishës. Dosjen e Olsi Ramës me shumë gjasa e ka servirur dhe dirigjuar dhe Erion Veliaj, duke përdorur Gazment Bardhin dhe segmentet e tij brenda PD-së për t’u bashkuar dhe grushtbashkuar kundër SPAK-ut dhe kështu duke goditur kryeministrin sfumonin dhe arrestimet e drejtorëve të kryebashkiakut Veliaj që është njeriu më i interesuar kundër SPAK-ut, ashtu si Sali Berisha në këto momente.
Me shumë gjasa dosjen e Olsi Ramës e ka servirur aleanca Veliaj-Berisha./CNA
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Himarës ësht...
Të premten është mbledhur Këshilli Bashkiak i Himarës për ...
Arlind Qori, drejtuesi i "Lëvizjes Bashkë", ka reaguar...
Analisti Andi Bushati foli mbrëmjen e sotme për akuzat...
Një makineri vjedhjeje! Kështu e ka cilësuar analis...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi këtë të e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është sh...
Me dirigjim nga Erion Veliaj, në mediat e paguar nga a...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t'i par...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka drejtuar g...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka “shitu...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Kël...
Ministra, ish-ministra, kryebashkiakë, drejtorë e zyrt...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas 7 orësh ë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se ka halle të mëdha ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një video-mesazhi ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një video-mesazhi ...
Biznesmeni i varreve, Indrit Sefa, i cili ka kandiduar...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në prote...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...