Berisha, akuza ndaj PS-së në 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një video-mesazhi ...

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një video-mesazhi në aktivitetin e organizuar nga PD-ja në selinë blu për 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO, u shpreh se Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s.
"E reduktoi buxhetin e mbrojtjes në shifra qesharake. Bazat e ushtrisë u bënë pre e mafies më të rrezikshme të Evropës. Për dijeninë tuaj, ata që nisën përgatitjen për bazën e Kuçovës, u arrestuan pa asnjë motiv nga rilindësit sapo erdhën në pushtet. Dhe në një akt tjetër të turpshëm, Edi Rama urdhëroi zhdukjen nga të gjitha institucionet e flamurit të NATO-s, vetëm e vetëm se kjo ishte një arritje e paraardhësve të tij", u shpreh Berisha.
Deklarata e plotë:
Duhet të them dy fjalë përsëri.
Gjatë këtyre 10 viteve, sigurisht që ka një bashkëpunim të qartë mes Shqipërisë dhe NATO-s.
Dhe Shqipëria duhet të përmbushë çdo detyrim, pasi la detyrimet që kishte për buxhetin 2 për qind.
E reduktoi buxhetin e mbrojtjes në shifra qesharake. Bazat e ushtrisë u bënë pre e mafies më të rrezikshme të Evropës. Për dijeninë tuaj, ata që nisën përgatitjen për bazën e Kuçovës, u arrestuan pa asnjë motiv nga rilindësit sapo erdhën në pushtet. Dhe në një akt tjetër të turpshëm, Edi Rama urdhëroi zhdukjen nga të gjitha institucionet e flamurit të NATO-s, vetëm e vetëm se kjo ishte një arritje e paraardhësve të tij.
Sot, mendoj se në rrafshin politik, Shqipëria nuk plotëson më kriterët politike për të qenë anëtarë e kësaj aleance.
Si në asnjë vend tjetër të aleancës dhe në kundërshtim flagrant me parimet më themelore të një shoqërie të lirë, sot të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu.
Sot, 93 për qind, 95 për qind e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar dhe të zgjedhur, i përkasin partisë shtet dhe ky model nuk ka asgjë të përbashkët me modelin politik të anëtarëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Sot njeriu që ka përqendruar të gjitha pushtetet, përdor sistemin gjyqësor për grusht shteti kundër parlamentit, për të marrë pushtetet e parlamentit.
Sot shkelmohen parimet universale të prezumimit të pafajësisë, të garantimit të ndarjes së pushteteve, ndaj dhe kjo forcë politike që realizoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e ka detyrë jetike vendimtare, në një kthesë të re historike, të rivendosë në Shqipëri, pluralizmin demokratik, ndarjen dhe balancën e pushteteve në përputhje me Kushtetutën.
Të vendosë kushtetutshmërinë si shtyllë qendrore të një rendi demokratik. Dhe unë kam bindjen se ky përvjetor do jetë për ne, një përvjetor frymëzues për përmbushjen e objektivave tanë të rinj. Edhe njëherë ju falënderoj shumë dhe ju uroj këtë ditë./CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një video-mesazhi ...
Biznesmeni i varreve, Indrit Sefa, i cili ka kandiduar...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në prote...
Kryeministri Edi Rama, në premierën e “Tirana nga Ajri...
Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të mërkure, ka nxj...
Drejtuesit politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi...
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së, Isa...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Taula...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Turizimit, Mire...
Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, nga qelia, në ...
Jorgo Goro jep dorëheqjen nga detyra e kryetarit të ba...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuç...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka zhv...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza n...
Drejtuesi i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi...
Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, i ka kthyer ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...