"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ditën e parë me ministrat dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe me ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj, në arrati.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur për Saimir Tahirin, për Lefter Kokën, e kështu me radhë. Ai ka thënë se përgjegjësia është personale, por ka pasur një shprehje më të drejtpërdrejtë: kush ka ngrënë dardha dhe kumbulla pas kurrizit të tij, do të mbajë përgjegjësi para ligjit.
Drejtpërdrejt i shiti bashkëpunëtorët, i quajti të korruptuar dhe se ai nuk dinte gjë se vidhnin paratë e buxhetit të shtetit.
Në fakt, kryeministri këtu duhet të kishte përgjegjësi morale dhe kaq ministra burgjeve dhe në arrati bashkëpunëtorët më të ngushtë, do të kishte dhënë dorëheqjen, do të kishte bërë zgjedhje të parakohshme, qoftë dhe moralisht, por politika në Shqipëri moral nuk ka.
Erion Veliaj, në fakt, ka një ndryshim thelbësor nga Edi Rama.
Rama, që në momentin e parë, përgjegjësinë e ka quajtur personale, është distancuar nga të tijtë.
Ndërsa Erion Veliaj ka bërë të kundërtën.
E para, i shet drejtorët, pasi i mbron fort në SPAK, pasi përpiqet të tregojë se ai ka kontroll mbi këtë institucion, ka prokurorë, bashkëpunëtorë, që e informojnë dhe të tjera si këto.
Pasi u hedhin prangat drejtorëve thotë se janë ish-drejtorë.
Në fakt, të gjithë ata të arrestuarit dje dhe ata të arrestuarit në dhjetor kanë qenë drejtorë në detyrë, përjashto zotin Redi Molla, i cili kishte ikur në muajin shtator.
Por, Erion Veliaj, ndryshe nga Rama, i cili thotë dardha dhe kumbulla pas shpine, mesa duket ha fiq në tavolinë me drejtorët e tij.
Erion Veliaj, ashtu si dhe Rama, është në dijeni, por nëse kryeministri thotë se ia bëjnë pas shpine, Erion Veliaj e pranon publikisht se fiqtë i ka ndarë bashkë në tavolinë.
Këtë e bën duke mbrojtur drejtorët, këtë bën duke tentuar të nxjerrë Taulant Tushën nga burgu, në takime me gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, si e si ta çlirojë nga akuza drejtorin e rëndësishëm, që në fakt, tashmë jo një, por dy akuza.
Një akuzë e dytë pritet edhe për Mariglen Qaton, i cili është nën hetim edhe për çështjen e inceneratorit të Tiranës dhe në mënyrë të veçantë për çështjen e dherave.
Po kështu edhe disa drejtorë të tjerë të Erion Veliajt janë në akuzë.
Veliajt ia hanë fiqtë në tavolinë në sytë e tij, ose ua servir ai fiqtë bashkëpunëtorëve të ngushtë. Ndërsa kryeministrit tonë ia hanë dardhat dhe kumbullat prapa krahëve.

Shumë fruta kanë qejf zyrtarët rilindës dhe 99-çat, sa në qeveri, aq dhe në Bashkinë e Tiranës, por ajo që është më e rëndësishme edhe fakti se fiqtë prishen shpejt dhe sidomos mbledhin miza shumë, ku i mban në tavolinë. Kështu ka ndodhur edhe me këta të ushqyerit me fiqtë e Erion Veliajt./CNA
Arrestimi i Jorgo Goros solli shumë pak zhurmë mediati...
SPAK-u njoftoi ditën e shtunë arrestimin e kreut të Bashki...
Kryeministri Rama pas një publikimi të bërë në mediat amer...
Në fakt, diçka thelbësore ka me SPAK-un kjo mazhorancë, që...
Sot kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në takimi...
Dikush mund të habitet me këtë titull, edhe më shumë pse e...
Opozita shpalli fitoren. Pas 5 muajsh betejë u deklaru...
Në Shkodër, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në datën 25 jana...
Disa ditë pas një dalldie masive publike, të komenteve dhe...
Nëse do që të shohësh të gjitha këndet e hipokrizisë njerë...
Ditën e shtunë, CNA publikoi një shkrim shumë etik, me...
Një ishte fjalia kryesore e Rilindjes dhe socialistëve...
Prej gati një viti, Alfred Peza është zgjedhur kreu i ...
CNA dje solli një shkrim të parë në kuadër të një vëzh...
Sot Gjykata Kushtetuese, sipas informacioneve në media...
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Dikush thoshte se ardhja e Antony Blinken-it ishte një...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
Vizita e Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shteti...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...