LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teoria e Ramës për "kumbullat e dardhat" pas shpine/ Ahmetaj po bën viktimën

11 Shkurt 2024, 16:44, Aktualitet CNA

Teoria e Ramës për "kumbullat e dardhat" pas shpine/ Ahmetaj

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me akuzat nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Rama deklaroi se nuk komenton çështje që lidhen me drejtësinë. Po ashtu shtoi se ata që kanë probleme me drejtësinë kanë një karakteristikë të përbashkët që ndihen viktima të forcave të errëta, duke nënkuptuar se Ahmetaj po bën rolin e viktimës. 

Kryeministri theksoi se, kush ka probleme me drejtësinë ta zgjidhë më drejtësinë dhe nga kjo nuk përjashton askënd, duke ecur me atë që "kush ka ngrënë kumbulla e dardha pas shpine" do të mbajë përgjegjësi. 

“Tani për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni shumë të sigurtë se leximin e opnionit të qytetarëve dimë ta bëjmë me mirë se kush tjetër. Kemi instrumenta shkencorë që vlerësojmë opinionin e qytetarëve për çdo çështje. Mos u shqetësoni për qytetarët se janë shumë më të qartë se ne dhe se sa ju po e po.

Qytetarët janë politikisht një bashkësi e interesuar dhe jashtëzakonisht me nuhatje dinë të ndajnë broçkullat nga thelbi. Është pyetje e kotë e përsëritur që ka një përgjigje. Ne si qeveri dhe si PS nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë.

Këta që kanë probleme me drejtësinë kanë një karakteristikë ndihen viktima të forcave të errëta të tjera por nuk është për ne të shpjegojmë këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë ta zgjidhë me drejtësinë. Nuk bën askush përjashtim”, tha Rama./ CNA

Lajmet e fundit nga