
Arrestimi i Jorgo Goros solli shumë pak zhurmë mediatike. Dikush e kontestoi dikush e quajti regji që kontrollon SPAK. Në fakt, të gjithë e dinë mirë se kreun e SPAK-ut prej një viti në detyrë, Altin Dumanin, nuk e kontrollon dot askush. Jo që nuk e kontrollojnë, por nuk mund ta marrin dot as në telefon.
Këtë e di mirë kryeministri, këtë e di mirë Erion Veliaj, skemaxhinjtë e tij, teknicienët që pretendojnë se kanë duart në SPAK, ashtu sikundër e dinë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët drejtpërdrejt ia dhanë mesazhin kryeministrit për të mos futur duart te Reforma në Drejtësi, për të mos prekur SPAK-un me tezat e komisioneve “Ad Hoc” duke përdorur idiotët e dobishëm të llojit Eduart Shalsi apo mamicat si Elisa e inceneratorëve.(Lexo Ketu)
Në fakt duhet të jenë në gjunjë përpara drejtësisë, por që të kemi një drejtësi të vërtetë duhet të kuptojmë se cila është diferenca e një SPAK-u prej 3 vitesh të drejtuar nga Arben Kraja, që shkatërroi çështjen e inceneratorëve dhe Altin Dumanit, kreut të këtij institucioni prej më shumë se një viti, i cili ka treguar se përballë nuk i stepet askujt. Bashkëpunon dhe u kërkon kolegëve t’u shkojnë deri në fund çështjeve.
Ata që mendojnë se kanë influencë te SPAK-u kanë ngelur trashmë të zhgënjyer nga i pari tek i fundit. Nga kryebashkiaku i Tiranës, i cili donte mbylljen e dosjes së inceneratorit dhe landfillit, që ka gllabëruar mbi 130 milionë euro deri te skemaxhinjtë e tentativave për të lënë të pafajshëm Ilir Beqajn apo ata lart e poshtë që flasin se kanë në kontroll prokurorë të caktuar deri te ndonjë koleg i Dumanit, i cili bën sikur nuk kupton, por rrugës reflekton.
Emrat tashmë dihen, ka dhe nga ata që flirtojnë me pushtetin, por sot ka një të vërtetë, jemi përballë hapave dhe veprimeve konkrete nga SPAK-u. Askush nuk ka më pse të surprizohet. Askush nuk ka më pse të çuditet. Nuk ka më të paprekshëm.
Nuk është i paprekshëm, as një drejtor i rëndësishëm, as një ministër apo ish-ministër nuk është i paprekshëm, as vetë një kryetari bashkisë që kërkon të jetë trashëgimtari i partisë në pushtet e që lutet lart e poshtë të ikin e ata të Kalasë së Dodës që u ka dhënë dorë Reforma në Drejtësi që ai të jetë e ardhmja e Shqipërisë, në fakt detajet bëjnë diferencën.

Në një vit kemi parë një diferencë nga SPAK-u shumë ndryshe nga ajo e tri vite të shkuara që e vlerësojnë, jo vetëm qytetarët, por dhe ndërkombëtarët.
Në fakt, shumë njerëz të vëmendshëm të politikës apo analistë e kontestojnë, diku e sulmojnë dhe ne shpesh kemi pasur kritikat tona, por faktet po na tregojnë se shumë zyrtarë të lartë kryetarë bashkie po shkojnë dhe po mbajnë përgjegjësi para ligjit.
Por ajo që është vula e Reformës në Drejtësi, edhe pse mund ta ketë thënë vetë opozita, është afera e inceneratorit të Tiranës, janë dosjet e korrupsionit, jo vetëm në bashkinë e kryeqytetit, por skemat, të cilat janë përdorur për blerje votash që kanë çuar në një kontroll të madh të pushtetit që funksionon lehtësisht.
Qeveria jep koncesione para biznesit. Biznesi shkon blen mediat dhe të gjithë dirigjojnë së bashku.
Deri më tani vetëm SPAK-u dhe me besimin te Dumani ka ngelur e ardhmja e Shqipërisë, por ka nga ata që janë ende skeptikë dhe nuk shpresojnë apo besojnë se dirigjon kryeministri duhet të durojnë dhe pak.
Edhe ata ndoshta do të gëzohen, por dhe drejtësia nuk është thjesht gëzim momenti se ka luftë brenda Rilindjes. Jo.
Drejtësia është për të çuar përballë bankës së të akuzuarve të gjithë përgjegjësit që kanë rrënuar një Shqipëri të tërë, kanë zhvatur paratë e shqiptarëve të varfër dhe e kanë kthyer vendin në një vend ku vidhet për të mbushur xhepat e tyre, për ta pasuruar duke kontrolluar segmente pushteti për interesa korruptive, politike dhe kriminale./ CNA
SPAK-u njoftoi ditën e shtunë arrestimin e kreut të Bashki...
Kryeministri Rama pas një publikimi të bërë në mediat amer...
Në fakt, diçka thelbësore ka me SPAK-un kjo mazhorancë, që...
Sot kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në takimi...
Dikush mund të habitet me këtë titull, edhe më shumë pse e...
Opozita shpalli fitoren. Pas 5 muajsh betejë u deklaru...
Në Shkodër, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në datën 25 jana...
Disa ditë pas një dalldie masive publike, të komenteve dhe...
Nëse do që të shohësh të gjitha këndet e hipokrizisë njerë...
Ditën e shtunë, CNA publikoi një shkrim shumë etik, me...
Një ishte fjalia kryesore e Rilindjes dhe socialistëve...
Prej gati një viti, Alfred Peza është zgjedhur kreu i ...
CNA dje solli një shkrim të parë në kuadër të një vëzh...
Sot Gjykata Kushtetuese, sipas informacioneve në media...
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Dikush thoshte se ardhja e Antony Blinken-it ishte një...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
Vizita e Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shteti...
Mjafton të dëgjosh apo të ridëgjosh disa herë fjalimin...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...