LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njeriu i Mirel Mërtirit në krye të institucionit të rëndësishëm/ Këlliçi, thirrje Dumanit

12 Shkurt 2024, 13:49, Politikë CNA
Njeriu i Mirel Mërtirit në krye të institucionit të
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i Tiranës për Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, denoncoi sot se në krye të agjencisë se në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara është emëruar nga Balla, Ferdinant Tarazhi.

Sipas Këlliçit, në qershor të vitit të kaluar ky personazh u punësua si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga "Integrated Energy BV SPV", si njeriu i besuar i baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka për të vazhduar biznesin fitimprurës të dherave.

Këlliçi i nënvizon se ky veprim skandaloz duhet të ngrejë në këmbë menjëherë Altin Dumanin dhe strukturën e përgjumur të SPAK-ut, pasi me bekimin e tyre po vazhdojnë të vidhen qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.

"Për sa kohë SPAK-u nuk vepron mbi pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, nuk ka më asnjë dyshim se drejtësia e re, ka lindur e vdekur. Le të jetë kjo një arsye më shumë për të gjithë kryeqytetasit, që më datën 20 shkurt, të derdhen në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', për t’i dhënë fund regjimit më korruptiv që ka njohur Evropa këto 3 dekadat e fundit", shprehet ai. 

Deklarata e plotë

Jam në këtë komunikim me ju për t’ju bëre me dije se ditën e sotme Taulant Balla ka emëruar në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Ferdinant Tarazhin.

Tarazhi është një ish-Drejtor në Ministrinë e Brendshme, i kallëzuar në SPAK në vitin 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim me procedurat tenderuese për rikonstruksionet e komisariateve.

Hetim të cilit nuk i dihet akoma fati.

Deri këtu në fakt nuk ka asgjë e re për standardin e Rilindjes.

Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar i baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka për të vazhduar biznesin fitimprurës të dherave.

Biznes i cili ka gjeneruar dhjetëra miliona euro të cilat dhe sot fshihen kesh siç thotë SPAK, ose metra katrorë ndërtim të shpërndara në të gjithë kullat e Tiranës, të cilat sigurisht kjo strukturë refuzon t’i shohë.

Ky veprim fakton fare qartë se Erion Veliaj nuk ka ndërmend të heq dorë nga biznesi i tij duke i bërë karshillëk strukturës speciale, e cila tashmë të gjitha informacionet se çfarë ndodh në atë vend krimi do i marrë nga pronari faktik, emrin e të cilit SPAK nuk guxon ta përmendë, e jo më ta hetojë.

Erion Veliaj Pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, pohuar ky fakt dhe nga ish Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj në intervistën e tij, pasi miratoi 12 milionë euro në Buxhet për këtë biznes, sot emëron të besuarin e tij, në mënyrë që të sigurojë transferimin e parave i pashqetësuar.

Ky veprim skandaloz duhet të ngre në këmbë menjëherë Altin Dumanin dhe strukturën e përgjumur të SPAK, pasi me bekimin e tyre po vazhdojnë të vidhen qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.

U bë tashmë 6 muaj që çdo ditë nga kjo foltore, denoncoj me fakte të pakontestueshme dhe dokumente autentike përfshirjen e drejtpërdrejtë në këtë sipërmarrje korruptive të kryetarit të Bashkisë Tiranë, i cili si pronar faktik tashmë vijon të garantojë jo vetëm pagesat e plota, por dhe administrimin shtetëror të biznesit të tij.

Ky është një rast i paprecedent karshillëku dhe tallje ndaj organeve të reja të drejtësisë, i cili fakton përtej çdo dyshimi bashkëpunimin e ngushtë SPAK – VELIAJ.

Përsa kohë SPAK nuk vepron mbi pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, nuk ka më asnjë dyshim se drejtësia e re, ka lindur e vdekur. Le të jetë kjo një arsye më shumë për të gjithë kryeqytetasit, që më datën 20 shkurt, të derdhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për t’i dhënë fund regjimit më korruptiv që ka njohur Europa këto 3 dekadat e fundit./CNA 

 

 

Lajmet e fundit nga