
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka zhvilluar dje pasdite vonë në vilën 30, një takim kokë më kokë, me ish-ministrin e Brendshëm, deputetin socialist, Fatmir Xhafaj. Takimi është zhvilluar menjëherë pas asamblesë 6 orëshe të socialistëve.
Takimi i zhvilluar në ambientet e "Vilës 30", aty dhe ku kryeministri ka zhvilluar disa diskutime të tjera në ditët e shkuara me deputetët socialistë në kuadër të një komisioni të ashtuquajtur “Ad-Hoc”, i cili në fakt për qëllim ka kontrollin e SPAK-ut.
Takimi i kryeministrit Edi Rama me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tashmë deputet socialist, është zhvilluar menjëherë pas përfundimit të asamblesë dhe sipas burimeve të CNA ka zgjatur më shumë e një orë.
Ende nuk dihet thelbi i bisedës së kryeministrit Rama me Fatmir Xhafajn, por ajo që bie në sy është fakti se vjen menjëherë pas takimit që ai zhvilloi me grupin e juristëve të Partisë Socialiste pikërisht në Vilën 30 një javë më parë, ku dhe shtroi për diskutim çështjen e një komisioni “Ad Hoc”, i cili në fakt për qëllim kishte kontrollin e SPAK-ut. Në atë mbledhje, Fatmir Xhafaj ka munguar.
Burime zyrtare i thanë CNA-së se në mbledhjen e mëparshme, kryeministri thuajse ishte tërhequr nga ideja e një komisioni për të kontrolluar SPAK-un dhe kreun e këtij institucioni, duke hedhur hapin e një komisioni më të gjerë për kontrollin e institucioneve të pavarura.
Por në atë mbledhje Fatmir Xhafaj, njeriu që kishte marrë përsipër të drejtonte komisionin “Ad Hoc”, nuk mori pjesë.
Gjithashtu burime ndërkombëtare i thanë CNA-së se kryeministri ishte tërhequr zyrtarisht nga ideja e një komisioni “Ad Hoc”.

Të njëjtat qëndrime kishte mbajtur edhe Fatmir Xhafaj, i cili te diplomatët ishte shprehur se nuk do të drejtonte kurrë një komision pa bekimin e tyre.

Por takimi vjen menjëherë pas disa informacioneve që rrodhën në media, ku mazhoranca socialiste duke përdorur një grup 99-çash dhe vullnetarë të Enverit, ishin përgatitur zyrtarisht për të krijuar një komision anti-SPAK për të cilin kishin ngritur edhe një grup pune. (lexo këtu)
Tashmë me daljen e informacioneve, duket se gjërat nuk kanë qenë më aq të thjeshta dhe enveristi i parafundit, Fatmir Xhafaj, është takuar kokë më kokë me kryeministrin, ndoshta për të sqaruar situatën dhe hapat që do hidhen në lidhje me këtë komision, i cili tashmë sipas kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij ka marrë formën e një komisioni të gjerë për të kontrolluar shumë institucione në kuadër të integrimit.(lexo këtu)
Në fakt Shqipëria e ka një komision të tillë siç është Komiteti i Integrimit, i cili ka bashkëkryetarin nga opozita dhe do të ishte një strukturë tashmë e gatshme për të thirrur në "apel" institucionet e pavarura në kuadër të integrimit.
Por mesa duket kjo strukturë e ngritur në parlament nuk i pëlqen kryeministrit, nuk u pëlqen 99-çave të Partisë Socialiste, të cilët kanë zgjedhur një ish-enverist me shpatë në dorë për t’u vërsulur ndaj SPAK dhe institucioneve të Reformës në Drejtësi./CNA

Për herë të parë pas përçarjeve dhe përplasjeve mes opozit...
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngj...
Lulzim Basha, humbësi serial i Partisë Demokratike, i ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur nj...
Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme nga g...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para nisjes ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të diel Asamb...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj SPAK-ut...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë një paralajmërim pë...
Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka shkruar një letër për ...
Kryeministri Edi Rama nuk ngjan pak me Lulzim Bashën, ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vizitën zyrtare q...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ...
Partia Demokratike denoncoi të shtunën se kreu i Bashk...
Marrëveshja për Kartën e Studentit për Universitetin e...
Barometri ka pyetur qytetarët lidhur me deklaratën “nëse q...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar që përplasjet që ndod...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë ...
Agron Shehaj po punon për krijimin e një partie të re ...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli i është bashkuar tu...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...