LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grupi anti-SPAK del nga ilegaliteti

6 Shkurt 2024, 10:22, Politikë CNA

Grupi anti-SPAK del nga ilegaliteti

Prej datës 17-18 janar, CNA zbuloi ekskluzivisht skemën dhe lojën e fshehtë të qeverisë për të kontrolluar dhe goditur SPAK-un.

Në skemën e qeverisë përfshihet ngritja e një komisioni “Ad Hoc”, i cili do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, njeriu i cili njihet si “vullnetari” i Enverit.

Qëlllimi i ngritjes së këtij komisioni është një dhe i vetëm, të thirret në apel kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, për të raportuar se çfarë po ndodh me hetimet, e gjithë kjo skemë e ngritur me justifikimin për integrimin e Shqipërisë në BE.

Pra, kontrolli dhe goditja ndaj institucioneve të pavarura të Drejtësisë, SPAK-ut, për shkak të hetimeve të dosjeve të nxehta, si ajo e inceneratorëve, ku janë arrestuar zyrtarë, një ish-ministër, sekretar i Përgjithshëm dhe drejtorë të Bashkisë Tiranë.

Dita-ditës, CNA zbuloi të tjera detaje.

Në 16 janar në orën 16:00, në një mbledhje që ka zgjatur një orë e 45 minuta, Edi Rama zhvilloi një takim në ambientet e Kryeministrisë me sekretarët e Përgjithshëm të ministrive dhe drejtorët e Përgjithshëm të agjencive në varësi direkte të tij ku është shfaqur mjaft i shqetësuar dhe shumë i alarmuar në lidhje me veprimet e bëra së fundmi nga BKH dhe SPAK dhe ndërhyrjet e tyre direkte në institucione dhe në administratë.

Partia Socialiste, për të ndërhyrë në administratën e Parlamentit dhe për të krijuar një reformë që do të sillte lëvizje drejtorish, drejtuesish të institucionit dhe individë të punësuar në administratë, ka krijuar një komision, i cili kryesohet nga Eduard Shalsi si kryetar dhe aty bëjnë pjesë Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Bledi Çuçi dhe Lindita Nikolla.

Menjëherë pas publikimit të këtyre fakteve, pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla kishte pohuar në mbledhjen në Shëngjin, e zhvilluar në datën 9-10 janar, se SPAK duhej kontrolluar dhe pas saj të njëjtën gjë pohoi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Bledi Çuçi, dhe më pas nga "idioti i dobishëm" Eduart Shalsi, nisën të përgënjeshtronin veten.

Grupi anti-SPAK del nga ilegaliteti

E para që reagoi për ta kundërshtuar ishte Elisa e inceneratorëve.

Në datën 20 janar të 2024, pasi lexoi lajmet ekskluzive të CNA, ku raportohej se Edi Rama po përdor mazhorancën parlamentare për të krijuar një komision “Ad hoc”, që ka synim të kontrollojë SPAK-un, kjo e fundit nxitoi të mohonte lajmet se qëllimi ishte të sulmohej SPAK-u.

Pas saj, ishte dhe përgënjeshtrimi nga "idioti i dobishëm", i cili pasi pranoi se po ngrihej një grup pune për të kontrolluar SPAK-un, e mohoi duke thënë se ishte një tymnajë mediatike.

FAKTET, MBLEDHJET E GRUPIT ANTISPAK PËR TË JETËZUAR SKEMËN E KONTROLLIT TË SPAK-ut

Fakti i parë që konfirmoi skemën, edhe pse jo zyrtarisht, ishte mbledhja e parë e grupit anti-SPAK në Vilën 30.

Raportuam mbledhjen në të cilën kishin marrë pjesë grupi i juristëve, vetë kryeministri Edi Rama, ku i pranishëm ka qenë Engjëll Agaçi, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-zv.ministri i Drejtësisë Toni Gogu, ministrja e Anti-Korrupsionit, Adea Pirdeni dhe ish ministri Damian Gjiknurit.

Mësuam se në mbledhje u diskutua hartimi i draftit se si do të veprohej me SPAK-un, dhe se si Engjëll Agaçi, i cili do të merrej me draftin, kishte zhvilluar më pas një mbledhje në Dibër me të gjithë Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive për t'u mbajtur një leksion anti-SPAK dhe për t'u treguar atyre se si duhet të veprojnë në rast se BKH-ja dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion shkon të marrë dokumente apo informacion në lidhje me hetimet.

CNA KONFRIMON ZYRTARISHT MBLEDHJEN ZYRTARE TË GRUPIT ANTISPAK NË VILËN 30.

Me pamje ekskluzive, CNA raportoi për mbledhjen që nisi rreth orës 18:10 dhe zgjati rreth 2 orë në Vilën 30.

Në mbledhje ishin të pranishëm grupi i juristëve, kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Engjëll Agaçi, por edhe persona të tjerë si ministrja e Antikorrupsionit Adea Pirdeni, Bledi Çuçi dhe ish-ministri Damian Gjiknuri.

CNA ka mundur të filmojë disa nga personazhet si Ermonela Felaj, ministri Manja, Klotilda Bushka, ish-ministrin Gjiknuri, të cilët dolën nga mbledhja ku diskutohej skema anti-SPAK.

Grupi anti-SPAK del nga ilegaliteti

QËNDRIMI DHE MESAZHI I FORTË I NDËRKOMBËTARËVE

Një ditë më parë, CNA nga burime diplomatike zbuloi qëndrimin dhe mesazhin e fortë të Gabriel Escobar, Të dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Escobar ka qenë i prerë dhe i qartë në qëndrimin e tij në lidhje me hapat e ndërmarrë nga mazhoranca për ngritjen e një komisioni “Ad-Hoc” që do të çonte në kontrollin e SPAK-ut.

Escobar i ka quajtur të rrezikshme për demokracinë dhe të gabuara veprime të tilla që minojnë besimin dhe ecjen përpara të drejtësisë së re, aq shumë e mbështetur dhe e financuar nga SHBA dhe partnerët evropianë.

Reagimi i zotit Escobar vjen pas një qëndrimi tjetër të fortë publik, bërë në datë nga këshilltari Ligjor në ambasadën e SHBA-së, David Backman, i cili nga Shkodra lëshoi një mesazh mjaft të fortë për klasën politike, duke theksuar se SPAK-u duhet ruajtur si xhevahir.

Në të njëjtën linjë kanë qenë të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët duken të shqetësuar nga veprimet e fundit të mazhorancës, që po zhvillon takime të njëpasnjëshme, duke tentuar të ngrejë një komision në emër të integrimit, por që në thelb ka kontrollin ndaj SPAK-ut.

CNA do t’i shkojë deri në fund skemës së mazhorancës, e cila tenton të frenojë SPAK-un në luftën kundër korrupsionit./ CNA

 

11:53 Politikë

Jorgo Goro, në SPAK

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ësht...

Lajmet e fundit nga