LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuçi mbledh grupin parlamentar/ Porosi deputetëve socialistë

5 Shkurt 2024, 11:13, Politikë CNA

Çuçi mbledh grupin parlamentar/ Porosi deputetëve

Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi, mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Mbledhja u zhvillua pak orë para seancës plenare dhe protestës së opozitës.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Çuçi bëri një përmbledhje të agjendës parlamentare për javën e re, si dhe kërkoi pjesëmarrje të deputetëve sidomos në seancën e ditës së enjtes kur pritet të kalojnë disa marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe protokolli me Italinë për bashkëpunimin në fushën e emigracionit.

Lidhur me amnistinë penale, Çuçi tha se nëse do të arrihet dakordësi me opozitën edhe ky ligj do të përfshihet në seancën e ditës së enjte.

Ai shprehu dakordësi në parim për të zgjeruar bazën e përfituesve prej amnistisë ashtu sikundër ka propozuar edhe opozita. Shqetësim për miratimin pa vonesa të këtij ligji shprehu gjatë mbledhjes edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja./ CNA

Lajmet e fundit nga