LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të hënën, protestë para Parlamentit/ Berisha, apel qytetarëve

3 Shkurt 2024, 19:01, Politikë CNA

Të hënën, protestë para Parlamentit/ Berisha, apel

Të hënën, Partia Demokratike ka organizuar një protestë kombëtare para Parlamentit.

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë protestë.

Ai e cilësoi të hënën si një ditë të bardhë, pasi theksoi se qytetarët do të dalin për të rikthyer tempullin e demokracisë.

“E hëna është një ditë e madhe, është një ditë e bardhë, është dita juaj para Parlamentit shqiptar. Ndaj dhe unë u bëj thirrje demokratëve-demokrateve kudo që janë, u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestën e fuqishme të ditës së hënë par Parlamentit. Për t’i rikthyer tempullin e demokracisë shqiptarëve të lirë, për t’i rikthyer Parlamentin qytetarëve sovranë që kanë votuar, për të mbrojtur aty pluralizmin, për të mbrojtur aty të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufijshme për qëndresën tuaj”, theksoi kryedemokrati./ CNA

Lajmet e fundit nga