web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmetaj akuza të forta Ramës dhe Veliajt/ Ngritën goditjen ndaj meje

1 Shkurt 2024, 22:02, Politikë CNA

Ahmetaj akuza të forta Ramës dhe Veliajt/ Ngritën goditjen ndaj

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si personin që ka ngritur goditjen ndaj tij.

Ahmetaj tha në një intervistë me Çim Pekën se skenarin e ndërtoi Veliaj.

Gjithashtu, ai hodhi akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin deklaroi se donte t’i vinte tapë çështjes së inceneratorëve me të.

 “Teoria e konspiracionit që unë kam dorëzuar dosjen tek Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe unë nuk e besoj se Edi Rama e ka besuar, sepse është më i zgjuar se kaq. Këtë histori e ka besuar Lefter Koka dhe Mirel Mërtiri. Dosja dihet publikisht ka qenë pjesë e hetimit të KLSH-së. Por kjo u përdor si justifikim për të gjetur kokën e turkut. Cila ishte koka e turkut? Ishte një njeri që e ka pranuar që ishte mik me Mirel Mërtirin. Po mirë, po ky s’ka marrë pjesë në procedura, por ky nuk ka firmosur. Po ça na duhet se s’ka firmosur. Ne do ta ndërtojmë goditjen e këtij njeriu dal e nga dal, në mënyrë që nxjerrja në pritë politike, të kthehet në vrasje juridike. Dhe cilat janë hapat. Filloi gjithë tymnaja, jo ka dhënë jo nuk ka dhënë dosjen. Unë nuk e mora seriozisht në momentin e parë që e dëgjova. Ish miq të mi mundoheshin në tryeza ta thonin kështu me keqardhje; po si ka mundësi që ky Ben Ahmetaj ja dha dosjen Ilir Metës dhe ambasadës së SHBA. Domethënë sikur i vinte keq për mua, si të habitur. Një kultivim i një konspiracioni të gjatë, nuk e besoj se Edi Rama e ka besuar këtë, por Edi Rama e ka përdorur këtë kundër meje për të gjetur një njeri, që sipas tij t’i vejë tapë çështjes së inceneratorëve” theksoi ish-zv.kryeministri./ CNA





Lajmet e fundit nga