Pretendimet e Berishës/ Sulmi ndaj INSTAT, për të shkatërruar të dhënat e censit
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në protestën e so...

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit u mbyll në një kohë rekord, për vetëm 4 minuta, ndërsa u shoqërua me tensione të shumta midis këshilltarëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak demokrat, Dorian Teliti, në një intervistë për CNA TV është shprehur se këto janë manovra të socialistëve, për të ndaluar oponencën.
"Për të protestuar jemi atje, nuk jemi ne për të qeverisur. Për të qeverisur Tiranën janë ata. Ne jemi për të bërë opozitë për punën e tyre. Veliaj nuk duronte dot më mos kishte sallën nën kontroll. Ishte mësuar 4 vite ta kishte sallën bosh. Opozitë fasadë ne nuk jemi. Jemi atje për të ngritur hallet dhe shqetësimet e njerëzve."
Teliti foli edhe për arrestimet në bashkinë e Tiranës, duke thënë se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të japë llogari për aferën e inceneratorëve.
"Merren 12 milionë euro për të paguar inceneratorët përsëri këtë vit. Inceneratori nuk ekziston, e ka pranuar vetë Kryetari i Bashksië. Pse m'i merr paratë mua për inceneratorin? Tarifa e vendosur prej 29 eurosh për ton përfshin edhe depozitimin edhe incenerimin. Në muajin dhjetor, 23 opozitarë, nga 61 kërkuan mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. U zhvillua gjë mbledhja? Jo! Ne kërkonim diskutime mbi çështjen e inceneratorit, pasi ishte arrestuar drejtori i punëve publike."
Demokrati renditi edhe disa prej problematikave kryesore që shqetësojnë qytetarët e Tiranës, aktualisht, si disa prej arsyeve pse opozita kërkon që Bashkia e Tiranës të mbajë përgjegjësi.
"Për çfarë nuk donte të diskutonte kryetari i bashkisë? Që do paguajmë taksën e pronës 53% më shumë se në 2023? Për faktin se 2/3 e buxhetit total të bashkisë shkon për paga dhe shpenzime operative? Për rrugët e munguara? Për faktin se bie 15 minuta shi dhe përmbytet gjithë Tirana? Për transportin publik nuk do të diskutojë kryetari i bashkisë? Kishte plot akte të cilat nuk duhet të kalonin. Duhet të hidheshin poshtë se kishin kaluar pa procedurë të konsultimit publik, në kundërshtim me interesin publik. Binin ndesh me interesat tona ekonomike, monetare. Zona të Tiranës nuk kanë asnjë kopësht apo çerdhe publike."
Ndërkaq, Teliti tha se Partia Demokratike në ditët në vijim do të mbledhë këshillin Kombëtar, për të diskutuar vazhdimësinë e aksionit opozitar./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në protestën e so...
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, k...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, hodhi ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuz...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në mbledhjen ...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso në një deklaratë për...
Njeriu që u quajt “babai” i Reformës në Drejtësi, ai q...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me përfaqësuesit ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në emisionin Now në...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ...
Deputeti Agron Shehaj ka bërë një deklaratë të fortë m...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i shtëpisë...
Opozita ka dalë edhe këtë të mërkurë në protestë në rrugën...
Demokratë e socialistë janë bërë bashkë në Shtetet e Bashk...
Të mërkurën, kryeministri Edi Rama mblodhi Sekretariat...
Partia Demokratike njoftoi sot se ka dorëzuar në SPAK ...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka bërë së fundmi një...
Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, gjatë konferencës së...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë mëngj...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka publikuar ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...