LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banda e inceneratorëve kërkon ndihmë tek Altin Dumani

9 Janar 2024, 14:37, Denoncim REDAKSIONALE
Banda e inceneratorëve kërkon ndihmë tek Altin Dumani
Altin Dumani, kreu i SPAK-ut

Thirrjet e vazhdueshme që Mirel Mërtiri të bëhet i penduar dhe bashkëpunëtor i drejtësisë apo informacionet se Klodian Zoto ka deklaruar se mund të bashkëpunojë me organet e SPAK-ut kanë çuar në disa lëvizje të befta mediatike të bandës së inceneratorëve.

Bashkëpunëtorët e tyre në media, disa të blerë me takime në Vjenë, disa shërbëtorë të paepur, disa të keqpërdorur, të çuar drejt veprave penale kanë dalë me teza të reja.

Teza e re është një ndihmë që i kërkohet Altin Dumanit për prokurorin Klodian Braho. Distancimin nga ky i fundit se ndryshe do bëhej qameti. Dhe kur e thonë ata e bëjnë, vetëm se ende nuk nuk janë informuar se ka shumë të reja, dhe kanë mungesë të theksuar informacioni.

CNA ka qenë shpesh kritike me disa nga prokurorët e SPAK-ut, por gjithmonë ka mbajtur qëndrim pro tyre, kur ata sulmohen nga njerëzit nën akuzë, apo nga grupet kriminale, apo siç ka qenë rasti i Mirel Mërtirit në “Syri TV” që ishte një akt i pastër mafioz, për të qenë të vërtetë duhet të lexojmë pas perdes.

Pse sulmohet Klodian Braho?

Banda e inceneratorëve kërkon ndihmë tek Altin Dumani

Llumi mediatik i lidhur me krimin dhe i paguar nga koordinatori i një televizioni kombëtar në Kashar përdor instrumente të tjera, media periferike apo kritikë të dikurshëm të inceneratorëve që pas takimeve në Vjenë kanë kapërcyer “ylberin”, duke krijuar strategji mediatike, apo të komunikimit publik për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve apo për të ndryshuar të vërtetën dhe për të shpikur atë të vërtetë që ata duan.

Pra, për ata inceneratorët duhen mbyllur, tashmë i duhet vënë kapaku, sepse historia është Klodian Zoto dhe Arben Ahmetaj. E kështu shpëtonte Mërtiri e shumë zyrtarë të Rilindjes. Në fakt thjesht bënë një autogol dhe zbuluan se kush ishte “truri i inceneratorëve” dhe e zhytën Mirel Mërtirin edhe më keq në prova e fakte hetimore dhe shtim akuzash.

Historia është përtej Klodian Zotos dhe Arben Ahmetajt, pasi shteti është vënë në gjunjë dhe thelbi i gjithçkaje është gjetja se ku shkuan gati mbi 178 milionë euro, të cilat janë paguar nga shteti shqiptar dhe biznesi privat për inceneratorë, në Elbasan ku kemi një kazan me naftë, në Fier ku kemi një incenerator që nuk ka përfunduar dhe në Tiranë që nuk ekziston. KU SHKUAN 178 milionë euro?

Intrigat e “xhenerikëve” mediatikë

Thelbi i sulmeve ndaj Klodian Brahos lidhet me disa dosje të rëndësishme që ka në SPAK dhe këto dosje kanë bërë që intriga e disa “xhenerikëve” mediatikë, të cilët më shumë se duart e ndotura me vaj apo me graso i kanë me paratë e korrupsionit dhe krimit. Mendojnë se një kalbësirë mund ta shesin si prodhim i ri, tepër arkaikë.

Gjejnë shtigje dhe i bëjnë apel Altin Dumanit apo i kërkojnë ndihmë që ai të pastrojë figurën e tij duke hequr Klodian Brahon, sepse kështu duan ata.

Kush janë ata? Thjesht instrumenta të inkriminuar dhe asgjë më shumë.

Banda e inceneratorëve kërkon ndihmë tek Altin Dumani

 

Së pari, nuk mund të ikë një prokuror sepse duan disa kriminelë mediatikë dhe disa persona nën hetim në arrati, apo në Tiranë.

Nuk mund të ikë një prokuror sepse dosja 5D po trondit themelet e Bashkisë së Tiranës. Pas Taulant Tushës pritet të ketë “dëshmorë” të tjerë.

Vjedhje të provuara, dokumente pa fund të sekuestruara, informacione të përditshme që i kanë shumë nga gazetarët dhe që dalin nga zyrat e shtetit, ku janë kryer veprimet nga prokurorët.

Nga ana tjetër, është edhe një dosje tjetër, ajo e McGonigal, ku Dorian Duçka, ish-këshilltari i Edi Ramës, tashmë është një person që po hetohet për një ngjarje në SHBA që ka çuar deri në burgosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.

Prandaj gjithçka bëhet edhe më e qartë ditë pas dite.

SPAK, perde të hekurt ndaj bandës të inceneratorëve

Mjafton të lexohen qëndrimet mediatike të urdhëruara nga grupi kriminal i inceneratorëve, të urdhëruara nga Vjena ku fshihet Mirel Mërtiri, të urdhëruara nga zyrat në qendër të Tiranës apo nga individë që me duart e tyre të përziera me krimin futin turinjtë me idenë se do t’u japin shqiptarëve një opinion të caktuar, pra ata do të jenë e vërteta dhe, e dyta, do të kenë një ndikim te kreu i SPAK–ut, Altin Dumani, apo te prokurorë të tjerë për të bërë çka ata mendojnë.

Në fakt, deri tani duket se ka një perde të hekurt të SPAK-ut nga sulmet që vijnë nga të tillë individë, të provuar jo vetëm në përgjime, por edhe në hetime për lidhje me grupe kriminale, me banda dhe individë që kanë pranuar shantazhin, gjobëvënien dhe shërbimin ndaj krimit të organizuar.

Banda e inceneratorëve duket se po i shërben jo pak dhe Bashkisë së Tiranës. Janë bashkë apo të ndarë, të prishur apo të bashkuar, kjo në fakt nuk i vlen askujt, i rëndësishëm është fakti që kriminelë  mediatikë të dirigjuar nga inceneratorët i kërkojnë ndihmë Dumanit të shpëtojë figurën duke hequr Klodian Brahon nga prokuror se kështu kërkon Mirel Mërtiri, i shqetëson së tepërmi dosja 5D apo i alarmon hetimi për Dorian Duçkën./ CNA

Lajmet e fundit nga