
Prej shumë kohësh ka filluar një sulm kriminal ndaj prokurorëve të SPAK-ut, një sulm kriminal i drejtuar nga Mirel Mërtiri, njeriu i cili ka marrë disa dënime në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe rrezikon të shkojë në 20 vite burg me aferën e inceneratorëve në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë.
I shfaqur në media për të shpëtuar nga hallet e tij të ekstradimit nga Austria, Mirel Mërtiri në mënyrë kriminale sulmoi prokurorin Klodian Braho, duke treguar edhe njëherë se ai është dirigjenti i sulmeve mafioze të bëra në media ndaj prokurorëve të SPAK-ut.
Ka pasur shumë kritika, do ketë shumë kritika ndaj prokurorëve, ndaj një grupi individësh atje brenda që është thuasje çeta e Rilindjes e komanduar nga godina e qeverisë, apo të tjerë prokurorë që nuk kanë standardet që kërkohen, pritshmëritë janë të larta, kërkohet standardi "Altin Dumani", por nga ana tjetër, përtej kritikave që u bëhen prokurorëve, ka dhe sulme mafioze ndaj tyre.
Klodian Braho është akuzuar në mënyrë kriminale nga disa media me të pavërteta, me aludime, sulme mafioze të dirigjuara nga Mirel Mërtiri dhe paratë që ai paguante në media.

Mirel Mërtiri e kërcënoi "live" Klodian Brahon për një kallëzim të bërë dhe për hallin e tij na tregoi vetting-un e Klodian Brahos.
Disa media të tjera e dirigjuan këtë histori kohë më parë. Ishte "Top Channel" që përgatiti disa sulme të vazhdueshme. Ishin portale të paguara nga inceneratorët dhe individë gjobaxhinj që sulmuan prokurorët e SPAK-ut për llogari të hetimeve që Mirel Mërtiri të mos merrej i pandehur, por të vazhdonte afera e icneneratorëve, e cila shkon në vlerë 1 miliard euro.
Një aferë e pandalur që tashmë po hetohet dhe pritet që dhjetëra persona të tjerë të arrestohen në lidhje me landfillin e Tiranës, pasi inceneratori nuk ekziston.
Mirel Mërtiri organizon një sulm kriminal, një sulm mafioz ndaj një prokurori të SPAK-ut dhe kjo duhet të jetë një tjetër fraksion, një tjetër dosje hetimore, jo vetëm për të, por edhe për zbatuesit e saj, ata të cilët në muaj e muaj kanë sulmuar SPAK-un për llogari të Mirel Mërtirit, banditit, hajdutit, mashtruesit, kriminelit të dënuar nga gjykata, i cili strehohet në Vjenë dhe ashtu siç e panë shqiptarët publikisht kërkon të ushtrojë presion mafioz dhe kriminal ndaj SPAK-ut dhe ndaj prokurorëve, duke përdorur mediat, ato që paguan dhe ato që shfrytëzon për interesat e tij kriminale personale.
Mirel Mërtiri, tashmë qartazi duket se ka ngelur në minorancë te kompania që dirigjon inceneratorët në Holandë, të cilën tjetërkush e ka në administrim dhe kërkon të shpëtojë lëkurën e tij dhe të vazhdojë vjedhjet me inceneratorët, ku pretendon se në 6 vite ka investuar rreth 70 milionë euro, kur në fakt ky individ këtë shumë parash e ka qarkullim total të ardhurash, jo investim.
Pra, është një mashtrim ndërkohë që sot në 6 vite duhet të kishte investuar 128 milionë euro. Ky është krimi që kanë bërë prokurorët e SPAK-ut, kanë hetuar dhe po hetojnë paratë e Mirel Mërtirit, transfertat e tij nga inceneratori i Tiranës në Zvicër, në Bullgari, nga Zimbabve, ortakëritë e tij me mediat e kështu me radhë.

Prandaj dhe Mirel Mërtiri është “çmendur” bashkë me ushtarët e tij sepse e vërteta zbulohet ditë pas dite, vjedhjet e tij do të ndalen dhe Mireli do të marrë përgjigjen sipas ligjit së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe tashmë SPAK-u ia ka bërë të qartë atij dhe ndonjë kujtdo tjetër që i vjen vërdallë për t’i marrë ndonjë lekë xhepi./ CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është pyetur se çfarë ma...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka dhënë një mesazh të qartë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zbuluar datën ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuari...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve të bëra n...
Kontrata me kompaninë fituese që do të zhvillojë studi...
Me vendim të Gjykatës së Tiranës janë lëshuar 12 urdhër-ar...
Të gjitha akset rrugore janë të hapura në qarkun e Kuk...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Shefi i policisë së burgut të Peqinit me anë të një letre ...
Gazetari Artan Hoxha në një intervistë në emisionin “O...
Ish-prokurori Eugen Beçi ka komentuar ngjarjen në burg...
Gazetari Julian Kasapi, ka zbuluar detaje lidhur me ng...
Gazetari Elton Qyno ka treguar se çfarë i kanë komunik...
Gazetari Julian Hoxhaj, publikoi dokumenta të gjurmimi...
Media greke "Protothema" ka publikuar një shkrim, ku t...
Sot është zhvilluar seanca e radhës ndaj kryebashkiaku...
Gazetari Çim Peka pasi dështoi me zbërthimin e “trurit...
Gazetari Çim Peka ka folur në lidhje me intervistën e zhvi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...