
Abuzimi dhe skandalet me “check up”-et kanë qenë shpesh pjesë e denoncimit të mediave që prej fillimit të kësaj skeme.
Nuk kanë qenë të pakta shkrimet edhe në CNA për “check up”-et, një nga aferat korruptive të qeverisë Rama, për të cilën nuk mungoi propaganda, por hetimet nxorën krejt të kundërtën. Kjo është nga dosjet, e cila po hetohet nga prokurorët e SPAK-ut dhe sigurisht priten zhvillime në të ardhmen.
Në këtë aferë dëgjuan edhe çudira, gra me prostatë apo analiza të pakuptimta.
Më herët CNA ka verifikuar të dhënat nga disa qytetarë që pretendonin se mjekët e familjes ishin lidhur me laboratorët dhe funksionojnë si punonjës të tyre.
Rastet ishin në Elbasan, Tiranë, Korçë, Fier, etj.
Fillimisht, kur u miratua koncesioni për “check up”-et, ky shërbim ofrohej për moshat 40-75 vjeç.
Qeveria trumbetoi si sukses “check up”-et dhe më pas deklaroi uljen e fashës së moshës që do të përfitonin kontrollin bazë falas, fasha u ul në moshat 35-70 vjeç. Ndërsa personat mbi 70 vjeç filluan të kishin probleme me analizat e tyre, pasi ata nuk mund të regjistroheshin më në sistem.
Hetimet e prokurorisë:
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke vijuar hetimet për koncesionin e “check up”-it.
Për këtë dosje, në fillim të muajit gusht SPAK ka thirrur rreth 70 të moshuar nga listat e “check up”-eve.
Ata u morën në pyetje për kohën kur i kanë kryer shërbimet mjekësore dhe për qendrat në të cilat i kanë kryer ato.
Kujtojmë se për koncesionin e “check up”-eve hetimet kanë nisur para 3 viteve dhe po vijojnë ende.
Ndërkohë, më 18 korrik të 2022-shit, SPAK mori dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për këtë çështje.
Gjithashtu, një vit më parë është marrë në pyetje disa herë edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj.
Sipas KLSH, vetëm nga koncesioni i “check up”-it janë rreth 930 milionë lekë për shërbime të pakryera deri në vitin 2018, ndërsa për koncesionin e hemodializës shuma arrin në 352 milionë lekë për periudhën 2016-2020. Në total janë rreth 1.3 miliardë lekë, ose 10.5 milionë euro. Për “check up”, fondi ka paguar numrin e rasteve sipas projeksionit./ CNA
Eksponentët e krimit kanë shtrirë tentakulat e tyre në pol...
“Check up”-i, një koncesion që po hetohet nga SPAK-u, i sh...
Pas skandalit dhe investigimit të skemës merimangë të ...
1 miliard euro janë vjedhur nga 3 inceneratorët, ndonëse n...
Prej disa kohësh një nga çështjet më të diskutuara në treg...
Dy vjet pas bllokimit të makinës në Qafë-Thanë dhe mbajtje...
Një qytetar, që prej vitesh banon në Australi, ka sjellë n...
Emisioni Fiks Fare trajtoi rastin e nxënësve të shkollës 9...
Disa ditë më parë u publikua letra e shefit të policis...
Fiks Fare vijoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimet për abuz...
Genc Kastrati, mjeshtër vallesh në Ansamblin e TKOB prej v...
Në 24 Tetor 2023, “Stop” transmetoi denoncimin e një qytet...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj SPA...
Për problemin e qytetarit Robert Çaushi me ndërtuesen ...
Në 7 Dhjetor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv ...
Pas vëzhgimit në disa spitale e qendra spitalore në ve...
Mirel Mërtiri, kapobanda e inceneratorëve, ka bërë një...
Emisioni “Stop” në Tv Klan e përsëriti disa herë eksp...
Dy vjet më parë, ish-ministrja e Financave Delina Ibra...
Prej disa kohësh gazetarë investigativë austriakë dhe ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...