“E çove te Stopi, mund të shkosh në atë dynja”/ Avokati kërcënon qytetarin
Në 7 Dhjetor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv ...

Për problemin e qytetarit Robert Çaushi me ndërtuesen Marigo Kushi, emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi këtë të fundit e cila pohon se ka një leje të re por shprehet se do e bisedojë me avokatin nëse duhet të firmosë një tjetër kontratë me qytetarin.
Gazetarja e telefonon, i prezantohet Marigo Kushit, i shpjegon motivin e telefonatës si dhe i kërkon arsyen pse ka ngecur çështja e qytetarit.
Marigo Kushi: Nuk kam pse të bëj ndryshim të kontratës, aneks kontrate kur kontrata është ligjore dhe nuk lëviz. Jo që është bërë në 2010, por edhe në 2000-shin të jetë bërë, ajo është kontratë ligjore.
Gazetarja:Po ju keni marrë një leje ndërtimi të re.
Marigo Kushi: Po, kam marrë leje.
Gazetarja:E keni detyrim që t’ia firmosni atë kontratë sipërmarrjeje përderisa, por sot ju jeni me një leje ndërtimi të re.
Marigo Kushi: Nuk e di! Ta diskutoj me avokatin. Ka avokat kompania.
Gazetarja: Po, avokat ka, por duhet të diniqë duhet t’ia firmosni kontratën e sipërmarrjes duke qenë se leja e ndërtimit ka mbaruar, pra ajo kontratë sipërmarrjeje që ju keni bërë në 2012 mos gaboj, është e pavlefshme sot.
Marigo Kushi: Çfarë problemi ka këtu, kur objekti po ndërtohet? Do bëhet kolaudimi, do dalë hipoteka. Asnjë klient tjetër nuk më ka… Nuk kam vetëm Bert Çaushin, unë kam shumë klientë.
Gazetarja:Po, por ju jeni në detyrim ndaj këtij klienti dhe ky duhet të sigurohet për ato apartamente që duhet të fitojë.
Marigo Kushi: Ok, gjithsesi! Dëgjo Viola! Unë do flas me avokatin e firmës dhe do të marr në telefon të të jap një përgjigje të saktë.
Në bisedën e dytë me zonjën Kushi, ajo pretendon, se leja është e rifreskuar dhe jo e re, ndaj nuk ka ndërmend të bëjë kontratë tjetër me klientin e saj. Por në fakt edhe në këtë rast duhet të bëhet një rifresim, aneks kontrate me afatet aktuale në mënyrë që të vazhdohen veprimet në kadastër.
Marigo Kushi: U konsultova dhe nuk e quaj fare të arsyeshme për të bërë aneks kontrate. Nëse klienti ka pikë dyshimi, ka gjykatë, prokurori.
Gazetarja:Pse nuk e quani të arsyeshme?
Marigo Kushi: Nuk e quaj të arsyeshme të bëj një aneks kontrate në një kohë që unë kam një kontratë ligjore bazë të 2010-ës.
Gazetarja: Ajo është leje e vjetër.
Marigo Kushi: Me të njëjtën leje, vetëm kemi bërë një rifreskim të gjërave sepse ashtu na kanë ndodhur dhe ne problematikat.
Gazetarja: Po ju më thatë që ne kemi leje të re ndërtimi.
Marigo Kushi: Nuk është leje e re. Është leja ekzistuese dhe u rifreskua me nr. protokolli tjetër.
Gazetarja: Kur ju ka mbaruar leja e 2012-ës?
Marigo Kushi: Brenda afateve!
Gazetarja: Kur?
Marigo Kushi: Ishte një ditë patjetër, Viola.
Gazetarja: Sepse nga 2012 deri në 2020 kur keni marrë lejen e re të ndërtimit, nuk të jepet leja 7 vite ty.
Marigo Kushi: Nuk e quaj të arsyeshme që ta bëj, kaq.
Gazetarja: Më thatë se keni zgjatim të lejes së ndërtimit. Atëherë pse nuk mundet ky të bëjë një veprim në kadastër nëse ju pretendoni se është zgjatje?
Marigo Kushi: Mos ta bëjë, sic nuk e bëjnë gjithë klientët!
Gazetarja: Siç nuk e bëjnë, por të tjerët i kanë blerë me dëshirë kurse ky i ka marrë nga halli ato./tvklan.al
Në 7 Dhjetor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv ...
Pas vëzhgimit në disa spitale e qendra spitalore në ve...
Mirel Mërtiri, kapobanda e inceneratorëve, ka bërë një...
Emisioni “Stop” në Tv Klan e përsëriti disa herë eksp...
Dy vjet më parë, ish-ministrja e Financave Delina Ibra...
Prej disa kohësh gazetarë investigativë austriakë dhe ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar pak më parë v...
Këtë të diel është ngritur sërish droni në landfillin e Sh...
Dje gazetari Çim Peka njoftoi se ditën e hënë do të ke...
“Kompania Anamark zotërohet 100 për qind nga Klodian Allaj...
“Stop” ishte në Vlorë për problemin e studentëve, që kanë ...
Në 27 Nëntor transmetuam një problematikë nga fshati Spite...
Studentët e degës “Mjekësi Veterinare” në Universitetin Bu...
Në redaksinë tonë ka ardhur një denoncim për një ndërtim p...
Para se emisioni “Stop” të ndiqte çështjen e ndërtimit pa ...
Burbuqe Aliaj ka ardhur nga Fieri për të treguar shqetësim...
Një mësuese, në prag pensioni, kërkon drejtësi për djalin ...
Më 7 dhjetor 2017, tre muaj pas themelimit, kompania f...
Njerëzit e inceneratorëve kanë marrë 1 miliard euro ng...
Policia e Korçës vepron me dy standarde. Këtë e tregon...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...