LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

37 vjet karrierë e në prag pensioni/ Mjeshtri i valleve "hidhet në rrugë"

27 Dhjetor 2023, 21:08, Denoncim CNA

37 vjet karrierë e në prag pensioni/ Mjeshtri i valleve "hidhet

Genc Kastrati, mjeshtër vallesh në Ansamblin e TKOB prej vitit 2018, tregon se po e largojnë padrejtësisht nga ky pozicion.

Pas 37 vitesh karrierë dhe kur pret të dalë në pension, Kastrati largohet me pretendimin e drejtoreshës së re, Abigela Voshtina, se i ka mbaruar afati në 2019-n. Kërkesës sonë zyrtare për infromacion, institucioni iu përgjigj, duke thënë se nuk ka asnjë vlerësim për Genc Kastratin.

Genc Kastrati: Zonja Abigela Voshtina, drejtore e përgjithshme e Teatrit të Operas dhe Baletit, ka vendosur që pozicionin tim si mjeshtër i valleve, ta shpalli vend vakant. Arsyeja se pse nxjerrë për këtë rast është sepse më paska mbaruar afati që në vitin 2019. Vit i cili përkon fiks me 34 vite punë të miat në Teatrin e Operas dhe Baletit, që sipas rregullores së brendshme, unë dhe të gjithë artistët që kanë kaluar 30 vite punë, kalojnë në kontratë me afat të pacaktuar.

Kam ardhur në atë pozicion, pas ndarjes nga jeta të nderuarit, mjeshtrit të valles, zotit Rexhep Çelikut, nderi i kombit. U bë një audicion për një ditë, por u bë një audicion për 5 muaj. Unë kam 37 vite dhe sipas rregullores, 30 vite sigurisht ata mund ta kenë llogaritur për artist, të cilët pas 30 viteve mund të jenë në fundin e karrierës, që normalisht unë jam 57 vjeç, që i bie maksimumi dhe 5 vite që do vazhdoj të jem mjeshtri i valleve. Dal në pension. Pra është llogaritur kjo periudhë, por nuk ka asnjë klauzolë tjetër mbas kësaj, në rregulloren e institucionit. Është e vetmja klauzolë, që të gjithë kategoritë e artistëve që mbushin 30 vite, mbas vitit 2014, sepse është e caktuar, në atë kohë është bërë edhe rregullorja e brendshme, kalojnë me afat të pacaktuar. Teatri i Operas dhe i Baletit është shtëpia ime, nuk doja të nxirrja problemet e shtëpisë, jashtë. Ky, ishte një problem vërtetë i mprehtë dhe vjen pas një presioni një vit e gjysmë.

37 vjet karrierë e në prag pensioni/ Mjeshtri i valleve "hidhet

Ndërkohë drejtori artistik Sokol Marsi shprehet, se është i kënaqur me punën e Genc Kastratit dhe nuk ka iniciuar zëvendësimin e tij. 

Sokol Marsi: Për periudhën që kam qenë unë, e kam respektuar pozicionin e tij si artist, pasi kam pasur vlerësim shumë të mirë përsa i përket performancës së Gencit, qoftë si koropetitor, si krijues vallesh, por edhe si interpret. Në rastin që bëhet një zëvendësim duhet të ketë një arsye, domethënë, qoftë duhet të jetë profesionale, qoftë edhe ligjore. Në përgjegjësinë time si drejtues artistik, unë nuk kam iniciuar një ndërrim, po themi pozicionesh, për zotin Kastrati me dikë tjetër. Nuk e kam iniciuar unë. E kam gjetur në atë pozicion, e kam vlerësuar punën, veprimtarinë e zotit Kastrati përsa i përket pjesës artistike dhe kam vazhduar të punoj me të.

37 vjet karrierë e në prag pensioni/ Mjeshtri i valleve "hidhet

Tashmë është bërë fakt celja e audicioneve nga drejtoresha aktuale. Nga ana tjetër ish-koreografi, Andrea Kokeri, tregon se ky pozicion ka qenë i përhershëm.

Andrea Kokeri: Periudha e ngritjes së një valltari, nga një valltar i thjeshtë, derisa të bëhej solisti, ishte relativisht e gjatë. Dhe merrej nëpërmjet meritës. Dhe këtë meritë në rrallë të parë ta jepte skena, në rrallë të dytë, ishin disa njerëz, këshilli artistik, i cili ishte kolegjial, që jepte mendimin që ky ose kjo, ka ardhur koha që të bëhen solistë. Genci sot është një nga valltarët më të mirë që ka Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore, përfshirë këtu edhe 2 ansamblet e tjera, qoftë ai i Kosovës dhe ai i Maqedonisë. Genci është koreografë shumë i mirë, është njohës i mirë i folklorit. Nuk e di mbas tij se kush mund të jetë sot për sot me njohuritë që ka, në vazhdim si Genci. Sepse Genci bën pjesë te këta që njeh mirë repertorin e artë të ansamblit.

37 vjet karrierë e në prag pensioni/ Mjeshtri i valleve "hidhet

“Stop” ka mësuar, se në krye të organit kolegjial do të jetë vetë drejtoresha. Avokati Klaudi Zholi, sqaron se largimi i zotit Kastrati është në shkelje të kodit të punës. 

Klaudi Zholi: Ky veprim i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nuk është në mbështetje të ligjit. Nuk mund të hapet ky kompeticion për të punësuar një person të ri, kur e kemi të punësuar këtë shtetas dhe nuk ka asnjë pretendim ndaj tij se nuk e kryen dot detyrën apo ka pretendime të tjera në lidhje me kapacitetin e tij artistik. Neni 148 i kodit të punës sqaron shumë qartë, që kur kontrata me afat të caktuar vazhdon në heshtje, atëherë konsiderohet si kontratë me afat të pacaktuar. Dhe në rastin konkret, ky shtetas ka një kontratë me afat të pacaktuar. Kodi i punës nuk e njeh këtë term, uljen në detyrë.  Ligji i posaçëm që ata kanë dhe rregullorja që ata kanë, e njeh këtë term, por vetëm kur ka një vlerësim për artistin konkret. Nën vlerësimin e kryer, kanë dalë rezultate negative për artistin, atëherë mund të vazhdohet duke u ulur në detyrë, por jo kur nuk ka asnjë vlerësim për të./ tvklan

37 vjet karrierë e në prag pensioni/ Mjeshtri i valleve "hidhet

Lajmet e fundit nga