
Dje dhe sot kryeministri ka pasur reagime në lidhje me kërkesën për të bërë një interpelancë në parlament me deputetin Gazment Bardhi.
Gazment Bardhi, javën e fundit akuzoi vëllain e kryeministrit, zotin Olsi Rama, se kishte udhëtuar me një makinë të një trafikanti droge të përfshirë në dosjen “Xibraka” të 8 viteve më parë.
Në fakt, menjëherë pas kësaj reagoi dhe Olsi Rama, i cili çoi një kallëzim në SPAK dhe theksoi se ose vetë ai duhet të ishte në burg si trafikant droge ose vetë ai duhet të dënohej si shpifës. Në fakt, kjo është pika më e pavlerë e të gjithë kësaj tymnaje të ngritur në debatin politik dhe publik.
Së pari, sepse Edi Rama nuk ka pse kallëzon Gazment Bardhin apo e çon në gjykatë këtë të fundit për një shpifje sepse dirigjenti i gjithçkaje që ndodhi dhe asaj që u dëgjua dihej se ka një emër, ai quhet Erion Veliaj.
Për ata, që e justifikojnë me faktin se Gazment Bardhi e kishte njoftuar një javë para se të dilte në konferencë dhe arrestimet kishin ndodhur pikërisht atë ditë për të mbuluar dosjen e Olsi Ramës, ka disa përgjigje.
Gazment Bardhi në daljet e tij publike ka thënë se njoftimin e kishte bërë gati një javë përpara.
Në fakt dosja në SPAK për arrestimin e drejtorëve të Veliajt ka shkuar në 18 mars rreth 10 ditë para se të bënte denoncimin Gazment Bardhi.
Pra, Gazment Bardhi e ka bërë denoncimin e tij 3 ditë pasi janë çuar në gjykatë urdhër-arrestet për dosjen “5D”.
Më pas, pas një jave, ditën kur personat u arrestuan, u morën masat e sigurisë, u dha vendimi nga gjykata, u zbardh ky i fundit, u prenë urdhër-arrestet dhe u çuan të zbatoheshin pikërisht në atë ditë në mëngjes Gazment Bardhi sapo e ka mësuar, në mesditë ka dalë dhe ka bërë denoncimin e tij.
Burime shumë të sigurta, por tashmë të konfirmuara në disa drejtime mediatike, bëjnë të ditur se dosjen Gazment Bardhi e ka servirur pas, jo thjesht takimeve me një ndërtues dhe personazh mediatik, por edhe përfshirë dhe të një personi tjetër në media, i cili qëndron në krah të Erion Veliajt.
Kryeministri ynë i nderuar nuk është aq budalla sa të besojë që Gaz Bardhi e bëri rastësisht atë ditë pasi njoftoi konferencën për Olsi Ramën, ashtu sikundër nuk ka një politikan, përfshi këtu dhe Sali Berishën që, pa asnjë diskutim duhet të ketë qenë në dijeni të skenarit, të mos dijë faktin se dikush donte një zhurmë më të madhe se arrestimi i drejtorëve, se me arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, ra Bashkia e Tiranës.
Për ata që nuk e kuptojnë, kryetari i bashkisë është drejtuesi, menaxheri i qytetit është kryetari i Entit Prokurues.
Tenderët që janë firmosur atje, struktura, emërimet e drejtorëve apo shkarkimet, lëvizjet e tyre i ka bërë Erion Veliaj me firmë, ndryshe nga sa ndodh me kryeministrin.
Prandaj Edi Rama nuk mund të bëjë rolin e budallait duke mbështetur vëllanë e tij me një kallëzim ndaj Gazment Bardhit.
Ai duhet të thërrasë dhe t’ia thotë të vërtetën në sy Erion Veliajt dhe në vend të ndëshkimit të një gjyqi për shpifje qesharake me Gazment Bardhin, të cilit kjo e fundit i bën nder brenda strukturave të PD-së, pasi e ngre fort politikisht, ndoshta dhe i tillë i duhet Ramës, por nga ana tjetër e nxjerr kryeministrin pak injorant në politikë dhe në vend të Gazment Bardhit duhet të thërriste dhe t’i jepte shpullën e duhur Erion Veliajt, njeriut, i cili është skenaristi i gjithçkaje në një situatë ku një grup kriminal brenda Bashkisë së Tiranës është arrestuar dhe është kapur duke vjedhur tenderë dhe fonde publike.
Prandaj dhe këto nuk i ka vjedhur Gazi dhe denoncimin nuk e bëri Gazment Bardhi. Fondet i kanë vjedhur vartësit e Erion Veliajt. Gazment Bardhi thjesht dhe vetëm donte të mbytej zhurma./ CNA
Disa muaj më parë, CNA ka denoncuar përpjekjen e qeverisë ...
Një zhurmë e madhe, një skandal, një aferë, arrestime,...
Edi Ramës do t’i duhej të merrte një vendim politik sa...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në ceremoninë e ha...
Çelet Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtje...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në...
Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Mesditën e së mërkurës është zhvilluar mbledhja e Grup...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muç...
Mesditën e së mërkurës u zhvillua mbledhja e Komisioni...
Pak më parë është zhvilluar mbledhja e Komisionit Hetimor ...
Të mërkurën, në Konferencën e Kryetarëve u votua vetëm me ...
Mandati i Olta Xhaçkës, ish-ministres së Mbrojtjes, ka qen...
Të mërkurën është mbledhur Konferenca e Kryetarëve ku ...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nënkryetarit ...
Belind Këlliçi, në lidhje me dosjen “5 D” u shpreh se ...
Belind Këlliçi foli mbrëmjen e sotme edhe për denon...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Lideri demokrat, Sali Berisha bëri një thirrje të fort...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...