
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka bërë një thirrje për qytetarët që të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Muçollari thotë se një kryetar bashkie i kapur në një aferë korruptive të padëgjuar më parë, nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën.
Ai deklaron se Veliaj u është shmangur gjithmonë përgjegjësive dhe ka gjetur fajtorë, por thekson se kësaj radhe qytetarët nuk duhet të presin deri në vendimin e SPAK-ut.
Deklarata e plotë:
Të premten në protestë, si qytetarë të dhunuar nga kryetari i bashkisë!
Erion Veliaj është rasti klasik se si një profeci vetëpërmbushet, kur predikon gjithë kohës të kundërtën e asaj që bën.
Erdhi në politikë duke protestuar me sloganin që u bë i njohur, Mjaft, dhe sot pikërisht ky urdhër moral, është i vetmi që i shkon atij vetë, në kushtet ku ndodhet.
Një kryetar bashkie i kapur në një aferë korruptive të padëgjuar më parë, nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën.
Vetëm me Erion Veliajn, Tirana dhe Shqipëria mbërriti në ditën kur drejtuesit e bashkisë me atë në krye, vendosin t'i marrin vetë ata tenderët, paratë e taksapaguesve, duke u shnderruar në operatorë në treg. Ky është një standard i ri në vjedhje.
Por ka një gjë edhe më të dhimbshme sesa kjo hajdutëri që po shohin çdo ditë qytetarët nga zbardhja e dosjes së SPAK-ut. Sa më shumë dalin përmasat e zullumit, aq më e madhe bëhet afera. Sa më i rëndë krimi, aq më shumë shfaqet në sytë e njerëzve një padrejtësi therëse, që Erion Veliaj, përgjegjësi i këtij skandali, paska imunitet, nuk preket me pupël nga SPAK-u.

Ai është një politikan që u është shmangur gjithnjë përgjegjësive dhe përherë ka gjetur fajtorë, tek opozita i ka të preferuarit.
Po si do t'ia bëjë kësaj radhe?!
Të kapurit me presh në duar janë njerëzit e tij më të afërt, gjymtyrët dhe shqisat e tij.
Kujt do t'ia faturojë?
Teksa njerëzit pyesin çdo ditë e më shumë, se ku është SPAK-u, pse nuk merr në pyetje trurin dhe vendimmarrësin e korrupsionit në bashki, ne na takon të bëjmë detyrën tonë qytetare e të mos pajtohemi me çfarë ka ndodhur.
Të tregojmë me gisht, atë që është autori i vjedhjes në bashki.
Nuk mund të fshihet e nuk mund t'ia hedhë edhe kësaj radhe!
Ndaj do jemi të premten para bashkisë në një protestë qytetare, ku t'i themi Mjaft, Erion Veliajt.
Shihemi në dyert e bashkisë!/ CNA
Mesditën e së mërkurës u zhvillua mbledhja e Komisioni...
Pak më parë është zhvilluar mbledhja e Komisionit Hetimor ...
Të mërkurën, në Konferencën e Kryetarëve u votua vetëm me ...
Mandati i Olta Xhaçkës, ish-ministres së Mbrojtjes, ka qen...
Të mërkurën është mbledhur Konferenca e Kryetarëve ku ...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nënkryetarit ...
Belind Këlliçi, në lidhje me dosjen “5 D” u shpreh se ...
Belind Këlliçi foli mbrëmjen e sotme edhe për denon...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Lideri demokrat, Sali Berisha bëri një thirrje të fort...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, foli sot p...
"Sa shumë kallëzime penale kam bërë un, s'i ka bërë nj...
Në mbledhjen e komisionit për Sigurinë Kombëtare po sh...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Shëndetësinë jan...
Me debate të shumta është shoqëruar mbledhja e sotme n...
Partia Demokratike zhvilloi sot një ceremoni në Shkodë...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke marrë sh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, tr...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, u pyet...
Të martën u zhvillua në Gjykatën e Tiranës, seanca për...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...