LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

EMRAT/ Caktohen 4 ekspertët e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë

2 Prill 2024, 13:05, Politikë CNA
EMRAT/ Caktohen 4 ekspertët e Komisionit Hetimor për
Albana Vokshi

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Shëndetësinë janë caktuar ekspertët, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca. Mësohet se ekspertët janë:

-Franci Nuri- Partia Demokratike

-Meri Lika- Partia Demokratike

-Bledar Skënderi- Partia Socialiste

-Ermir Bejtja- Partia Socialiste 

Me debate të shumta është shoqëruar mbledhja e sotme në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. 

Debate të shumta ka pasur në lidhje me firmosjen nga anëtarët e komisionit të deklaratës për konfliktin e interesit, pas akuzave nga opozita, se Milva Ekonomi dhe Plarent Ndreca janë në këto kushte.

Anëtarët e grupit parlamentar të opozitës kanë firmosur deklaratën për konfliktin e interesit, ndërsa mazhoranca refuzoi./CNA 

Lajmet e fundit nga