LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me drejtorët e Veliajt/ Gazetari: Kryebashkiaku duhej të pezullohej dhe të merrej nën hetim

1 Prill 2024, 18:48, Politikë CNA

Skandali me drejtorët e Veliajt/ Gazetari: Kryebashkiaku duhej të

Gazetari Julian Hoxhaj, ka folur në lidhje me dosjen “5 D”, si edhe arrestimet e bujshme në Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në emisioni "Task Force" nga Sonila Meço, Hoxhaj u shpreh se minimalisht, kryebashkiaku Erion Veliaj duhej të pezullohej nga detyra, si edhe të merrej nën hetim nga SPAK, pas fakteve të publikuara në lidhje me abuzimet e kryera nga drejtorët e tij.

“Minimalisht duhet të kishim një pezullim detyre dhe një marrje nën hetim të Erion Veliajt, për procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës.”

Ditën e enjte, pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Në prangat e policisë ranë Mariglen Qato, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë dhe Redi Molla, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Ndërkohë është lëshuar një tjetër urdhër-arresti për Taulant Tushën, ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike.  

GJKKO-ja dha masën "detyrim paraqitje" për Eglantina Zeren, ish-drejtoreshë e "Tirana Parking", sot drejtoreshë e Gjelbrimit në Tiranë. Ndaj saj është vendosur edhe një tjetër masë, "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. 

Masën "detyrim paraqitje" GJKKO ka dhënë edhe për Enton Punavijën, drejtor aktual i Trafikut dhe Transportit në kryeqytet, si dhe Debora Keçin, Drejtoreshë e "Klubit të Sportit Tirana", Julian Zanaj, funksionar pranë Prokurimeve Publike dhe Albano Janku inxhinier pranë kompanisë, si dhe për biznesmenin Nestor Muhamellari.

 

Lajmet e fundit nga