LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kallëzimi i Ilir Metës në selinë e PL-së/ Prokuroria nis hetimet

1 Prill 2024, 10:41, Politikë CNA
Kallëzimi i Ilir Metës në selinë e PL-së/ Prokuroria
Ilir Meta

Pas kallëzimit të bërë ditën e premte në Prokurorinë e Tiranës nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për vjedhjen e një "hard disc"-u me materiale në selinë e kësaj partie, prokurorët kanë nisur lëvizjet. 

Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. 

6 persona janë pyetur në cilësinë e pasjes dijeni për rrethanat e hetimit. Ndërkohë janë këqyrur kamerat e subjektit përreth dhe kamerat e selisë së Partisë së Lirisë.  

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar DVR dhe "hard disc"-un e ri që në kallëzim pretendohet se është i ndërruar.

Në kallëzimin e Metës, thuhet se disa persona janë futur në zyrën e partisë që ai drejton dhe kanë vjedhur një "hard disc" dhe e kanë zëvendësuar atë me një tjetër.

Kështu, sipas kallëzimit janë vjedhur të gjitha komunikimet elektronike./CNA 

Lajmet e fundit nga