
Në një dalje mediatike, pikërisht ditën kur SPAK-u po prangoste gjithë strukturën e drejtorëve të Bashkisë Tiranë, shumicën e tyre, Gazment Bardhi doli në media dhe shpresoi se do të ngrinte opinionin publik me një akuzë alla "Babale" ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama.
Në fakt, çështja nuk është për të mbështetur Olsi Ramën, por është për të kuptuar se si opozita e çoroditur shkon dhe hidhet sa andej-këndej, ku akuzën e kishte të ngritur, kur drejtorët i kishte të arrestuar, kur po provohej se zgjedhjet ishin blerë dhe duhet të shkonte me akuza më të thella ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, shkon e hidhet tek Edi Rama për njëmijë e një arsye.
Nga njëra anë për të thënë se SPAK-u nuk është i pavarur, nga ana tjetër për të qëndruar te teza se SPAK-u vepron nën komandë, njëherë godet Veliajn, pastaj godet drejtorët e Ballukut, këtë e kontrollon Edi Rama, për këtë ka goditur Sali Berishën e kështu me radhë.
Në fakt, dalja e Gazment Bardhit u provua që ishte një dështim politik. Së pari, Gazment Bardhi përsëriti akuzat e vjetra, të cilat i kishte thënë Berisha me kohë dhe diheshin nga të gjithë. Pa folur për faktin se akuzat të cilat ngre Gazment Bardhi kanë lidhje brenda opozitës dhe mund t’u kthehet në një bumerang.
Nga ana tjetër, përtej Olsi Ramës, u lanë në hije arrestimet e drejtorëve dhe nuk bënë zhurmën mediatike të duhur, jo thjesht për faktin se mediat janë nën kontroll nga Veliaj, por sepse edhe opozita dha kontributin e saj që t’i hiqej vëmendja.

Me pak fjalë, Bardhi i ka kërkuar SPAK-ut ta kallëzojnë ata, ta regjistrojnë ata kallëzimin ndaj Olsi Ramës, jo të bëjë një kallëzim të drejtpërdrejtë vetë.
Është e njëjta skemë që Gazment Bardhi përdori ndaj zyrtarëve të opozitës dy vite më parë kur mbështeste Lulzim Bashën dhe në krah të tij brenda selisë së PD-së, bashkë me Salianjin dhe të tjerë, me hunj në duar, godisnin demokratët, u hidhnin gaz lotsjellës dhe brenda në selinë e PD-së i mbronte me forca të shumta policie, Edi Rama.


Sipas disa burimeve, ka pasur edhe një takim të fshehtë midis Gazment Bardhit dhe Erion Veliajt disa ditë më parë në periferi të Tiranës, kur është diskutuar pikërisht dhe skema që do përdorej, ku mediat e Veliajt do të mbanin si goditje ballore dhe qendrore të propagandës vëllanë e kryeministrit, Olsi Rama, dhe do të liheshin në hije drejtorët e korruptuar, pra shtabi elektoral i Veliajt që bleu votat në maj të vitit të shkuar./CNA
Pretendon që është qytetare parimore, nuk bën luftëra ...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Dalja e dosjes së Olsi Ramës tërhoqi të gjithë vëmendj...
Sot në degën e Partisë Demokratike të Durrësit zhvillo...
Për marrëdhëniet e dy kryeministrave shqiptarë, qytetarët ...
1065 qytetarë të pyetur në Kosovë se cilin nga përfaqësues...
Një tjetër pyetje e Barometrit për qytetarët edhe në Shqip...
Barometri në Euronews Albania për herë të parë ka sjellë e...
Qytetarët e Shqipërisë janë pyetur për pëlqyeshmërinë që a...
Në gjetjet e Barometrit për pëlqyeshmërinë e liderëve ...
Për herë të parë Barometri në Euronews Albania ka real...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muç...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i ka dhë...
Pas vendosjes së Blerina Balës në Bashkinë Himarë si k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të ...
Shumë zhurmë për asgjë. Kështu mund të themi për denon...
Dje mediat filluan të raportonin, (ato që janë jashtë ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashtu si kreu...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...