LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qato, Molla &Co” pas hekurave/ Muçollari: SPAK të arrestojë kryebashkiakun

1 Prill 2024, 18:27, Politikë CNA

“Qato, Molla &Co” pas hekurave/ Muçollari: SPAK të

“Të arrestohet menjëherë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj!”

Kjo është thirrja që anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari i ka bërë SPAK. Në një reagim për CNA TV, Muçollari komentoi zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës.

"Kemi të bëjmë me një nivel krejt të ri të abuzimit dhe korrupsionit në qeveri. I nivelit të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë. Në këtë dekadë të qeverisjes nga socialistët kemi dëgjuar për përfitim 20%, 30%, 40%, edhe 60%, për shërbime që lidheshin me shërbimet e IT, por këta na habitën sërish dhe na risollën në vëmendje një histori korrupsioni që shkon tek 100%. 

Këta zotërinjtë ishin mbledhur bashkë, 5 drejtorat e famshëm dhe kishin rënë dakord pse të përfitojmë 20%, pse jo mos i përfitojmë të gjitha. Ka rënë gjithë institucioni i Bashkisë së Tiranës. Të të arrestohen një dyzinë drejtorash, unë nuk e di sesi Erion Veliaj qëndron akoma në detyrë.

I bëj thirrje SPAK-ut që të ndërmarrë sa më shpejt hetimet, në mënyrë që mos prishet sekreti hetimor. Erion Veliaj duhet të lërë detyrën sa më shpejt. Nuk mund të qeveriset nga një kryetar Bashkie, të cilës i kanë vjedhur të gjithë drejtorët 100% të fondeve. Këta janë kthyer në disa banda në krye të të njëjtit shtet, ku garojnë kush e kush të vjedhë më shumë, dhe nuk e kanë hallin tek shqetësimi i opinionit publik. Hallin e kanë mos ia marrë vesh kundërshtari brenda për brenda. Unë shpresoj të bëhen arrestime të reja, duke filluar nga kryebashkiaku."

Muçollari shprehet se Bashkia e Tiranës dhe qeveria kanë aq shumë skandale, sa duket sikur sfumojnë njëra-tjetrën.

"Aq shumë skandale po dalin, sa duket sikur këto skandale po dalin për të sfumuar njëra-tjetrën. Qoftë Rama, qoftë Veliaj e kanë patur strategjinë e tyre, kur skandali ndjek skandalin, për të lënë sa më pak memorie. Mua më duket kjo, po aq e rëndë sa inceneratori. Pa diskutim që shifrat janë shumë më të mëdha tek inceneratori. Aty duhet të ishte marrë si i pandehur, ose minimalisht si person në dijeni, nuk është marrë Akoma. Në rastin e dosjes “5 D”, ai del me emër dhe mbiemër."

Anëtari i Kryesisë së PD-së, gjithashtu u shpreh se ka patur tentativa të mediave të ndryshme, për të fshehur ose sfumuar të vërtetën, për shkak të interesave.

"Ka shumë media që i kontrollon nëpërmjet buxheteve të marketingut, por edhe interesave të pronarëve dhe nuk mund t’i jap arsyetim tjetër. Ka pasur tentativa për t’i sfumuar. Javën e kaluar kishte dy skandale të mëdha, një i drejtorëve të Veliajt, dhe një tjetër i vëllait të kryeministrit. Ka një teori që thotë se Veliaj nxori dosjen e Olsi Ramës për të sfumuar skandalin e tij, dhe teoria tjetër që kryeministri bëri të anasjelltën."

Dosja “5 D” është skandali i fundit i Bashkisë së Tiranës, ndërsa CNA ditë pas dite po nxjerr detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK, ku përmendet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj si i përfshirë./ CNA

 

Lajmet e fundit nga