
CNA ka zbuluar të tjera detaje nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme për drejtorët e arrestuar në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qaton, Redi Mollën, Taulant Tushën, si dhe zyrtarët e tjerë.
Në dosje tregohen hapat njëri pas tjetrit se si u krijua kompania “5D” që fitoi tenderç nga Bashkia e Tiranës.
Emri fillestar i kësaj kompanie ka qenë “Igor Elektrik” sh.p.k. dhe është themeluar nga Eduart Meta, ky i fundit shok me drejtorin e Erion Veliajt, Mariglen Qato.
“Igor Elektrik” sh.p.k. është themeluar në datën 22.01.2016 dhe përkon me periudhën e fundit që Mariglen Qato dhe Redi Molla kanë punuar së bashku në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik.
Kjo pasi Qato dhe Molla janë punësuar në gusht të vitit 2015 në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik.
Në shkurt të vitit 2016, Redi Molla është emëruar në krye të UKT-së dhe në muajin mars ka emëruar si vartës të tij Mariglen Qaton.
“Nga të dhënat e ekstraktit historik të regjistrit tregtar rezulton se në datë 22.01.2016 është regjistruar në regjistrin tregtar shoqëria "Igor Elektrik" sh.p.k., me objekt të veprimtarisë së saj kryerjen e ndërtimit të objekteve civile, industriale dhe social kulturore, ndertimin e rrjeteve inxhinierike të ujësjellësit, të linjave elektrike, ndërtimin e rrugëve, veprimtari në fushën e studimit, projektimit. supervizionit etj. Kjo shoqëri rezulton se është themeluar nga shtetasi Eduard Meta, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të saj. Kapitali fillestar i shoqërisë ka qenë në shumën 100 lekë, i ndarë në 100 pjesë me vlerë nominale të kuotës 1 lekë. Rezulton se me kontratën nr.242 rep., nr.20 ko! datë 27.01.2017 shtetasi Eduard Meta i ka shitur shtetasit Muhamet Petriti 75% të kuotave të shoqërisë, për çmimin 75 lekë. Pas shitjes së 75% të kuotave të shoqërisë shtetasi Eduard Meta ka vijuar që të ushtrojë funksionin e administratorit, deri në datën 22.06.2018, datë në të cilën është emëruar në detyrën e administratorit të shoqërisë shtetasi Nestor Muhametllari. Rezulton se me kontratën nr.1883 rep., dhe nr.596 kol., datë 07.12.2018 shtetasi Eduard Meta i ka shitur shtetasit Muhamet Petriti edhe pjesën tjetër të aksioneve të tij në shoqëri prej 25% në shumën 25 lekë. Nga ky moment aksionet e shoqërisë janë zotëruar në masën 100% nga shtetasi Muhamet Petriti, ndërkohë shtetasi Nestor Muhametllari ka vazhduar të ushtrojë funksionimin e administratorit të shoqërisë”, thuhet në dosje.

Një tjetër fakt që duhet përmendur janë ndryshimet e aksionerëve dhe ndryshimi i emrit të kompanisë. Meta, në janar të 2017-ës, ia shiti 75% të aksioneve Muhamet Petritit, vjehrrit të vëllait të Mariglen Qatos dhe në dhjetor të 2018-ës i shiti edhe pjesën tjetër të aksioneve të njëjtit person.
Disa ditë pas blerjes së 100% të aksioneve, Petriti ndryshoi emrin nga “Igor Elektrik” sh.p.k. në “V.A.S. Konstruksion”, ndërsa në 4 mars të 2021-shit aksionet ia ka shitur totalisht Nestor Muhametllarit.
“Me kontratën e shitjes së kuotave të datës 04.03.2021 shtetasi Muhamet Petriti shiti 100% të kuotave të shoqërisë te shtetasi Nestor Muhametllari, deri në atë moment administratori i shoqërisë i emëruar prej tij, për çmimin 1,000,000 lekë. Ndërkohë rezulton se vetëm gjatë vitit 2020 shoqëria kishte realizuar fitime në shumën 106,811,679 lekë dhe po ashtu kishte fitim të pashpërndarë të akumuluar nga viti 2019 në shumën 33,244,858 lekë. Rreth 4 muaj nga momenti i blerjes së aksioneve të shoqërisë, në datën 22.07.2021, ortaku i vetëm i shoqërisë ka disponuar për ndarjen e dividentit (ndaj ortakut Nestor Muhametllari) në vlerën 36,800,000 lekë”, theksohet më tej në dosjen hetimore të siguruar nga CNA.

Në datë 7 dhjetor të 2021-shit, Muhametllari i ka ndryshuar kompanisë emrin në “5D Konstruksion” sh.p.k.
Pra, dy fakte të rëndësishme janë themelimi i kompanisë në kohën që Molla dhe Qato punonin në Drejtorinë e Rrugëve dhe ndryshimi i pronarëve e aksionerëve./ CNA
Blloku blu i Nestor Muhametllarit, i cili u gjet nga h...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrest...
A e mbani mend Eneda Tarifën kur çirrej: “Nëse do kish...
Pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës pë...
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar disa pasuri të Gëzim Ç...
Drejtorët, të cilët punonin pranë institucioneve vartë...
Zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme janë bër...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme n...
Teksa sezoni veror po afrohet dhe temperaturat po rriten, ...
Hetimet e SPAK-ut dhe arrestimi i drejtorëve të Erion ...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin Mars...
Sindikatat në Greqi do të zhvillojnë protesta në data 2 dh...
Qendra e Bashkëpunimit Policor në Greqi, ka njoftuar Polic...
Dosja "5D Kontruskion" çoi pas hekurave drejtorët e rëndës...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka fol...
Irfan Hysenbelliu është një nga shembujt mediatikë, se...
Në dosjen që CNA ka mundur të sigurojë në lidhje me hetime...
CNA ka zbardhur dosjen hetimore të drejtorëve të Erion...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...