
SPAK-u prej disa muajsh ka kryer hetime intensive për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, ku kanë rënë në pranga zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Së fundmi GJKKO-ja ka dhënë 9 masa sigurie, ku ndër të tjera është dhënë "arrest me burg" për Mariglen Qaton, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë dhe Redi Molla, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.
Ndërkohë është lëshuar një tjetër urdhër-arresti për Taulant Tushën. Përveç aferës së inceneratorit të Tiranës, Tusha akuzohet edhe për dosjen e famshme "5D".
Nga hetimet ka rezultuar se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k., duke përfituar një sërë tenderësh.
Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit E.M., M.P. dhe N.M., si ortakë fiktivë në aktet e regjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore.
Redi Molla ka mbajtur postin si Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” e njëjtë me “V.A.S Konstruksion”, njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.
Në këto procedura Redi Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Njësisë së Prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni Mariglen Qaton, që është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë).
Ndërkohë ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, si dhe ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij.
Po kështu gjatë viteve 2016-2018, kur Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, “5D Konstruksion” sh.p.k., ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi.
SPAK-u thekson se është provuar edhe me fakte se kompania “V.A.S Konstruksion” sh.p.k. e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë./CNA
Të enjten, me urdhër të SPAK-ut janë arrestuar 2 drejtorë ...
Të enjten, me udhër të Prokurorisë së Posaçme, janë arrest...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me apli...
Erion Veliaj dhe banda e tij mediatike, kryesisht e...
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për arretsimet e dr...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 3 urdhër-arreste për 3 dre...
SPAK ka kërkuar arrestimin e një tjetër drejtori të Ba...
3 drejtorët kryesorë të kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Dy drejtorë të bashkisë së Tiranës janë arrestuar dhe 6 zy...
CNA ka zbuluar të tjera detaje nga arrestimet masive në Ba...
CNA ka zbuluar emrat e drejtorëve të arrestuar të Bashkisë...
SPAK ka kryer arrestime masive në Bashkinë e Tiranës, rapo...
Pas arrestimit të Evis Berberit, në krye të ARRSH-së ë...
Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur 10 persona p...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Industria e Sigurimeve sot njeh një evoluim global dhe ten...
Gazment Bardhi ka nxjerrë faktet se si vëllai i kryemi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një...
Kryeministri Edi Rama, në Këshillin Ekonomik Kombëtar, ka ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...