Greva e palës greke në Kapshticë/ Oraret për hyrje-dalje nga 2 deri në 4 prill
Pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës pë...

A e mbani mend Eneda Tarifën kur çirrej: “Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj, nuk e di ku do të ishim këtë 4-vjeçar?" A ju kujtohet demokratja Çilieta Xhilaga, kur e kthente pllakën: “Lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua”? Po Ermal Mamaqi që dikur këndonte për Sokol Olldashin e tani thoshte: “Me lalin në krye ndryshimi është bërë i prekshëm në çdo rrugicë dhe cep të qytetit”.
Natyrisht nuk mund të harrohet Kastro Zizo që pohonte me mburrje se kishte lënë alkoolin dhe LSI-në dhe i kishte qartësuar idetë sepse “tani i kanë ardhur trutë” dhe merrte nga dora e kryebashkiakut tesrën e PS-së.
As Noizy me stilin e tij: “Puna flet vetë, për gjithë këto vite që e ka kthyer Tiranën në një qytet evropian. Dikur më vinte turp të sillja shokët e mi ose miqtë e mi që vinin nga jashtë në Tiranë t’u tregoja që ky është kryeqyteti im”.
Aq më pak Alban Skënderaj që i quantë qorra dhe shurdhë ata që s’dinin të vlerësonin madhështinë e Veliajt: “Unë kam përshtypjen që puna në Tiranë flet vetë. Kush ka sy të shikojë, shikon dhe kush ka veshë të dëgjojë, dëgjon”.
Natyrisht, kush ka pasur sy dhe veshë e ka ditur dhe kritikuar që më parë atë që dosja hetimore kundër njerëzve më të ngushtë të Veliajt, drejtorëve të tij në bashki dhe drejtuesve të fushatës së tij elektorale ka bërë të qartë për të gjithë. Bashkia e Tiranës ka qenë një bandë e madhe grabitjeje, ku ata që kishin në dorë të firmosnin, i jepnin tenderët dhe punët publike kompanisë që kishin ngritur vetë, “5D”. Pra që nga viti 2016 e mbrapa godina e njeriut të punës ka qenë ajo e pasurimit të disave në kurriz të të tjerëve, duke bërë aq para sa për të blera vota, mbështetje, madje dhe klounë cirku.
Por lista nuk përfundon këtu. Rolin e shejtan budallait e patën bërë edhe Marsela Çibukaj, Anxhela Peristeri, Capital T, Rovena Dilo, Ilir Shaqiri, Elhaida Dani etj. Ata e kishin rrugën të shtruar. Më parë aktorët e teatrit, burra të thyer në moshë e me peshë në skenë, hoqën dorë nga mbrojtja e kauzës së tyre për bakshishet e financimit të shfaqjeve që u sponsorizonte Bashkia e Tiranës. Edhe këngëtarët, estradaxhinjtë, ndoqën të njëjtin biznes fitimprurës gjatë fushatës së fundit.
Rruga më e kollajshme për para të lehta kalonte nga Lali Eri. Që gjatë garës elektorale u bë publike një faturë 50 milionëshe e koncertit të Noizit, njërit prej mbështetësve më të zëshëm të Veliajt në fushatë. Ai i kishte përlarë këto para ndonëse koncerti ishte me bileta me pagesë.
Për kaq, larja e borxhit me një mesazh se për kë duhet votuar në "Instagram" është kostoja më e vogël e mundshme.
Ndonëse qëllimi i shumicës prej këtyre njerëzve të spektaklit ka qenë i qartë, deri më tani ata kanë pasur një justifikim. Ata bënin thirrje pro Veliajt sepse shihnin tek ai “njeriun e punës”. Pyetja është: po tani që doli në dritë të diellit se ai ka qenë në majën e piramidës të një bande grabitësisht, a do të kërkojnë falje ata që bënë thirrje për të votuar Veliajn dhe e mbështetën atë me mesazhe publike? Një shprehje e njohur thotë se të gabosh është njerëzore, ndërsa të kërkosh falje është hyjnore. A do të dinë të ngrihen në të tilla lartësi çingijet e Lalit? Pakkush e beson këtë, sepse veprimet e tyre më shumë sesa pasojë e një gabimi ndoshta kanë qenë efekt i një shpërblimi./Lapsi.al
Pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës pë...
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar disa pasuri të Gëzim Ç...
Drejtorët, të cilët punonin pranë institucioneve vartë...
Zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme janë bër...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme n...
Teksa sezoni veror po afrohet dhe temperaturat po rriten, ...
Hetimet e SPAK-ut dhe arrestimi i drejtorëve të Erion ...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin Mars...
Sindikatat në Greqi do të zhvillojnë protesta në data 2 dh...
Qendra e Bashkëpunimit Policor në Greqi, ka njoftuar Polic...
Dosja "5D Kontruskion" çoi pas hekurave drejtorët e rëndës...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka fol...
Irfan Hysenbelliu është një nga shembujt mediatikë, se...
Në dosjen që CNA ka mundur të sigurojë në lidhje me hetime...
CNA ka zbardhur dosjen hetimore të drejtorëve të Erion...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar ...
Detaje të reja dalin në dritë nga dosja hetimore për drejt...
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur se pas kompanisë “5D ...
Besimtarët katolikë po kremtojnë Pashkët. Ndërkohë po mbah...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...