LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koncesioni i Butrintit/ Ina Zhupa: SPAK të nisë hetimet

1 Prill 2024, 19:19, Politikë CNA

Koncesioni i Butrintit/ Ina Zhupa: SPAK të nisë hetimet

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një video të intervistës së kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhënë për Zërin e Amerikës, në lidhje me koncesionin për Butrintin, duke u shprehur se qeveria është përpjekur të mashtrojë edhe Gjykatën Kushtetuese, dhe se SPAK duhet të nisë një hetim kryesisht.

Zhupa pohon se:

“Gjykimi Kushtetues, nuk është gjykim penal, por askush që ka qenë i përfshirë drejtëpëdrejtë në këtë çështje, nuk do mundet ti shpëtojë llogaridhënies për veprimet dhe vendimarrjet e tij në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesin publik. Askush nuk mund të fshihet, pas vendimarrjes kolektive, faktet janë të qarta, të provuara dhe publike. Mjafton vetëm fakti, që Këshilli i Ministrave, është përpjekur të mashtrojë dhe gjykatën Kushtetuese, dhe SPAK, duhet të nisë një hetim Kryesisht.”

 

Statusi i plotë:

"Si Deputete e Partisë Demokratike, që kam mbrojtur dhe përfaqësuar sëbashku me ekipin e avokatëve, në gjykimin kushtetues betejën juridike kundër koncesionit të Butrintit dua të falenderoj shumë angazhimin e VOA- Zëri i Amerikës, në mbulimin dhe përcjelljen objektive të çështjes që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese për Butrintin.

 

Përpara pak ditësh në VOA ka qenë e ftuar dhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetues së Republikës së Shqipërisë, e cila e pyetur nga gazetarja e mirënjohur Keida Kostreci, ka pohuar  se Gjykata Kushtetuese, ka riçelur hetimin gjyqësor për Butrintin, për shkak se është konstatuar se Qeveria Shqiptare,  kishte deklaruar më parë, se nuk e dispononte Raportin e UNESCO ndërkohë që ne i provuam Gjykatës, se kjo nuk ishte e vërtetë.

 

Fakti, tregoi, se Raporti i UNESCO, jo vetëm që ekzistonte, prej më shumë se 9 muajsh, por duke qenë se ai ishte kundër Marrëveshjes së Koncesionit, si formë menaxhimi të Butrinit, qeveria bëri gjithë përpjekjet e mundshme, për ta gënjyer gjykatën dhe opinionin publik.

 

Është e vërtetë, që Gjykimi Kushtetuese, nuk është proces penal, por ai duhet të zbatojë të njëjtat standarte të administrimit të të dhënave, provave, të procesit të rregullt ligjor, ndaj kur Gjykata Kushtetuese, konstaton se një palë gënjën, mashtron,  jo vetëm opinionin publik, por dhe vet gjykatën, kjo e fundit, nuk ka se si të bëhet palë me qeverinë, në mashtrimin e kësaj në fundit.

 

Gjykimi Kushtetues, nuk është gjykim penal, por askush që ka qenë i përfshirë drejtëpëdrejtë në këtë çështje, nuk do mundet ti shpëtojë llogaridhënies për veprimet dhe vendimarrjet e tij në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesin publik. Askush nuk mund të fshihet, pas vendimarrjes kolektive, faktet janë të qarta, të provuara dhe publike. Mjafton vetëm fakti, që Këshilli i Ministrave, është përpjekur të mashtrojë dhe Gjykatën Kushtetuese, dhe SPAK, duhet të nisë një hetim Kryesisht.

 

Ne presim me durim, përfundimin e këtij gjykimi, dhe vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, ndaj si përfaqësuese e Palës Kërkuese, uroj shumë që kjo qasje transparente e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, të udhëheqë trupën gjyqësore në Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e kësaj çështje me interes të lartë kombëtar dhe identitetit shqiptar."

Lajmet e fundit nga