LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Plas” te Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi, debat me Ndrecën

2 Prill 2024, 11:16, Politikë CNA

“Plas” te Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë është shoqëruar me debate mes deputetëve socialistë dhe atyre të Partisë Demokratike.

Mbledhja filloi me një orë vonesë dhe për këtë socialisti Plarent Ndeca kritikoi palën opozitare. Ai kërkoi që kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, të informojë Sekretarin për çështjet procedurale.

Por Vokshi pretendoi se kjo është një tentativë për të monopolizuar drejtimin e komisionit.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Mos tentoni ta monopolizoni. Le t’i bëjmë gjërat ashtu siç duhet. Çdo tentativë për ta kontrolluar, monopolizuar dhe për ta vonuar punën është e papranueshme. Deputetët e PS-së të bëjnë një hap pas, të bashkëpunojmë.

Zhupa: Kryetari nuk mund të thotë që nuk mund të kalojë asnjë shkresë pa e parë ai. Kur të ka kur thuhet drejton çështjet administrative nuk tregon që je mbi kryetarin. Por pasi ai ka vendosur, ju (sekretari) ta ndiqni proceduralisht.

Ndreca: Tendenca e komisionit duhet të jetë zbatimi i ligjit. Më vjen keq që kryetarja vijon me konferencat për shtyp që nuk i shërbejnë punës. Më vjen keq dhe nuk po krijojmë dot komunikim me njëri-tjetrin.

Vokshi: Unë të informoj sekretarin? Mendoni se do monopolizoni drejtimin e komisionit me sekretarin? E mbani veten për jurist. Ndryshe hajde ikim të gjithë se të gjitha punët i bëka sekretari. Ligji do zbatohet pikë më pikë. Sekretari është për çështje administrative. Harroni shantazhet ndaj stafit.

Ndreca: Po thyeni etikën! Informimi nuk do të thotë asgjë. Për çdo vendimmarrje të komisionit, sekretari ka përgjegjësinë për t’iu komunikuar çdo vendimmarrje e komisionit. Këto janë gjëra bazike. Ka dhe nënkryetarë dhe anëtarë.

Vokshi: Ai është sekretar, jo supersekretar. Nuk drejton asgjë çfarë i përket këtij komisioni.

Ndreca: Do të bëjmë atë që përcakton ligji.

Vokshi: Harrojeni shantazhin ndaj stafit. Sekretari respekton atë që i përcakton ligji. Është sekretar dhe do të kryejë detyrat që i cakton ligji. Do të zbatohen vendimet që i merr ky komision.

Ndreca: Ku e keni marrë këtë të drejtë që të ndërhyni gjatë gjithë kohës?

Vokshi: Mos dezinformoni.

Ndreca: Tendenca jonë është vetëm zbatimi i ligjit. Konferencat për shtyp vijojnë dhe më vjen keq. Nuk po krijojmë komunikimin që duhet të krijojmë me njëri-tjetrin. Nuk është mirë ta nisim me paragjykime, por në harmoni. Nuk ka pasur asnjë tendencë nga ana jonë dhe kemi qenë korrektë dhe shumë të qartë./ CNA

Lajmet e fundit nga