“Iu ka rënë rrufeja”/ Këlliçi: Ka dy sektorë tek 313-ta, një për ata të Qeverisë dhe tjetri për këta të Bashkisë
Belind Këlliçi, në lidhje me dosjen “5 D” u shpreh se ...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nënkryetarit të PD-së, Gazment Bardhit, në lidhje me interpelancën e kërkuar dhe akuzat për Olsi Ramën.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se nuk do ta realizojë interpelancën plenare, duke argumentuar se është çështje familjare dhe nuk është e lidhur me kabinetin qeveritar, apo Këshillin e Ministrave.
Kreu i qeverisë deklaron se Bardhi duhet të presë me durim SPAK-un, ndërsa thekson se nuk ka ndonjë urgjencë të posaçme.
Deklarata e plotë:
Rregullorja e Kuvendit thotë shprehimisht se, citoj, “interpelanca është kërkesa me shkrim, që i drejtohet kryeministrit, zv.kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar mbi motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me aspekte te rendesishme te veprimtarise se tyre”.
Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qëndrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga deputeti Gazmend B më gjen në pamundësinë e plotë për ta përmbushur.
Kësisoj, Gazmend B duhet ta presë me durim edhe SPAK-un të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar, siç priti me shumë durim, për plot muaj, radhën te salloni i Blendi Fevziut për ta prezantuar këtë zbulim të ububushëm, çka tregon se nuk jemi përpara asnjë urgjence të posaçme përveç turravrapit të një shërbëtori ambicioz për të fituar besimin e padronit të ri. Plus, të tria pyetjet që autori i zbulimit më drejton nuk kanë asnjë lidhje me asnjë realitet faktik. Ato burojnë thjesht nga hipoteza haluçinante mbi të cilën ngrihet zbulimi i tij, për të cilin ai edhe është kallëzuar menjëherë në SPAK nga vëllai im “trafikant”. Për më shumë, rikujtoj këtu se ç’është në dorën e SPAK-ut, për çfarëdo qoftë e për këdo qoftë, aq më tepër për tim vëlla, nuk është dot në gjuhën time dhe nga ana tjetër, një interpelancë parlamentare, ku gënjeshtrat e thëna publikisht kthehen në pyetje për subjektin e tyre, do t’i njihte çdo gënjeshtari të drejtën e padëgjuar të kërkesës së llogarisë për gënjeshtrat e tij, ndërkohë që rregulli elementar i kësaj bote që kur njeriu i dalë nga shpella u organizua shoqërisht, e do që gënjeshtari duhet të japë, jo të kërkojë llogari.
Kështu që nuk është gjëkundi në përputhje as me detyrën, as me shkallën time të tolerancës ndaj ultësisë njerëzore, po as me nivelin minimal të dinjitetit të Kuvendit të ligjvënësve të Shqipërisë, që unë të ul përtokë çmimin e kohës së nevojshme për punët e mëdha e të vogla që kam detyrë të ndjek si i zgjedhur i popullit në drejtimin e vendit, për t’u angazhuar në një ndërveprim verbal me një shkelës mendjelehtë të ligjit e të çdo zakoni të mirë të këtij vendi, një kallëzues i sapokallëzuar për kallëzim publikisht të rremë dhe për çfarë?! Tamam për çështjen për të cilën kam fituar një gjyq për shpifje, me një vendim fajësie për padronin e vjetër të Gazmend B, shtetasin Lulëzim B, siç kam fituar deri më tash edhe 11 gjyqe për shpifje (10 të tjera janë në proces) për të tjera sajesa të ngjashme me të tjerë shërbëtorë të zellshëm si ky dhe me vetë padronin e ri të tij, një tjetër B, ku e ku më famëkeq sesa B-ja i mëparshëm, aspak rastësisht i vetmi ish-president e kryeministër në historinë e Evropës, i shpallur "non grata" nga Shtetet e Bashkuara, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë./ CNA
Belind Këlliçi, në lidhje me dosjen “5 D” u shpreh se ...
Belind Këlliçi foli mbrëmjen e sotme edhe për denon...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Lideri demokrat, Sali Berisha bëri një thirrje të fort...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, foli sot p...
"Sa shumë kallëzime penale kam bërë un, s'i ka bërë nj...
Në mbledhjen e komisionit për Sigurinë Kombëtare po sh...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Shëndetësinë jan...
Me debate të shumta është shoqëruar mbledhja e sotme n...
Partia Demokratike zhvilloi sot një ceremoni në Shkodë...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke marrë sh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, tr...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, u pyet...
Të martën u zhvillua në Gjykatën e Tiranës, seanca për...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë është shoqë...
Këtë të martë ishte parashikuar të mbahej seanca në GJ...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi hetime për...
Këtë të hënë do të mblidhen dy Komisionet Hetimore për rrj...
Në lidhje me inceneratorin e Tiranës, Belind Këlliçi dekla...
Belind Këlliçi, anëtari i Kryesisë së PD-së ka bërë një de...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...