Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në 122 faqe vendim, GJKKO na tregoi se si SPAK-u kishte mundur të siguronte fakte dhe prova të pakontestueshme në lidhje me drejtorët e Bashkisë së Tiranës.
Mesazhe, komunikime, të fshehura pas subjektit “5D”, por dhe jo vetëm, sepse nuk është i vetmi ky subjekt dhe nuk janë të vetëm këta drejtorë, ka dhe të tjerë të përfshirë, të cilët hyjnë në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, marrin tenderë, shpërndajnë, japin nënkontraktime, marrin fonde, ndërtojnë bujtina, pallate, vila, shpërndajnë investime e kështu me radhë.
Por ku qëndron ndryshimi mes ministrave të Edi Ramës që kanë rënë një nga një dhe drejtorëve të bashkisë. Në rast se Ramës do t'i kishin rënë të gjithë ministrat njëherësh siç i ka ndodhur Veliajt, kuptohet, qeveria do kishte rënë dhe të enjten e vendimeve, më 28 mars, ka rënë Bashkia e Tiranës, sepse gjithë zinxhiri komandues janë pas hekurave, përjashto Erion Veliajn, megjithëse ai u përpoq që t’i shiste si ish-drejtorë.
Në fakt, ministria është një institucion kushtetues, ka disa drejtori, ka shumë firma, ka një përgjegjësi vertikale, e kështu me radhë. Ndërsa në bashki, drejtorët janë thjesht dhe vetëm vartës të emëruar nga kryebashkiaku, ku urdhrin e jep kryetari i bashkisë, komandën dhe firmën e bën ai dhe komplet bashkëpunëtorët e tij, duken qartazi se janë një grup kriminal që janë bashkëpunuar për të vjedhur fonde, për të marrë tenderë, për të ndryshuar garat, në mënyrë fiktive në komisionet e vlerësimit të ofertave dhe për të përfituar fonde të ndryshme edhe nga IPARD i BE-së.
Ka një ndryshim thelbësor midis ministrit, qeverive dhe bashkisë, sepse në qoftë se qeveria ka kryeministrin dhe ka një vendim kolegjial, kryetari i bashkisë ka Këshillin Bashkiak dhe vendimet e dhëna dhe të marra për drejtorët nuk janë të Këshillit Bashkiak, por janë të kryetarit të bashkisë.
Emërimet e drejtorëve janë të kryetarit të bashkisë dhe nuk janë drejtorët institucion kushtetues, por janë individë që bashkëpunojnë me kryetarin për zbatimin e projekteve dhe zhvillimin e zbatimin e detyrave.

Detyrat e tyre i urdhëron kryetari. Ata emërohen dhe qarkullojnë nga kryetari siç ka ndodhur me Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës që i ka marrë sa në një institucion në tjetër në vartësi të tij duke i përdorur vartësit e tij si kamikazë edhe në fushatë elektorale, por edhe në Bashkinë e Tiranës, ku janë kapur të gjallë, duke abuzuar, duke vjedhur dhe shkelur ligjin. Ajo që ka gjetur SPAK-u është shumë pak.
Pjesa që qytetarët njohin nëpërmjet vendimit të GJKKO-së, pasi ka shumë fakte dhe prova të tjera ende nën hetim.
E vërteta është se s’ndryshon shumë ministri nga kryetari i bashkisë, sepse përgjegjësia e kryetarit të bashkisë është direkte me drejtorët dhe vartësit që ka emëruar, të cilët Veliaj nuk i ka pasur thjesht drejtues të institucioneve në varësi, por njerëzit më të besuar, njerëzit që ka qarkulluar në disa drejtori, njerëzit me të cilët ka ndarë punë, pushtet, para dhe fushatat elektorale. Drejtorët e arrestuar janë njerëzit më kryesorë të Erion Veliajt.
Erion Veliajt i ka rënë Bashkia e Tiranës. Erion Veliajt i është vërtetuar se ka pasur një grup të strukturuar hajdutësh minimalisht, të korruptuarish që ndërtonin skema për të marrë fonde, për të marrë punë me dhjetëra miliona euro, pa folur për këto që nënkontraktonin, por për ato që merrnin në mënyrë direkte drejtorët e arrestuar dhe të tjerët nën hetim.
Me ardhjen e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ata nëpërmjet të afërmve të tyre kanë ndërtuar skema përfitimi me miliona euro, jo vetëm drejtorët nën akuzë, por edhe të tjerë, të cilët janë bërë pronarë hotelesh, ndërtues hotelesh, promarë bujtinash, ndërtues vilash e kështu me radhë, duke u kthyer nga zyrtarë të Bashkisë Tiranë në biznesmenë, në investitorë, deri strategjikë, thjesht dhe vetëm se ishin bashkëpunëtorët e Erion Veliajt.

Por Erion Veliaj ka zgjedhur të përçojë mesazh me tëmthin e tij, i cili ndoshta ishte e vetmja mundësi për t’u viktimizuar pas humbjes së tezës se zyrtarët e Bashkisë së Tiranës ishin thjeshtë ish-drejtorë të larguar nga puna, kur në fakt ata të gjithë janë funksionalë, të arrestuar, të ndaluar në detyrë.
Një tufë me hajdutë në krah të kryebashkiakut, të gjithë drejtorët e Erion Veliajt kanë rënë, i vetmi që mbahet në këmbë është kryebashkiaku, edhe ky i fundit nën hetim.
Veliaj shpreson se gjithçka do ta kalojë duke mbytur vartësit e tij, sepse mendon se askush prej tyre nuk do të bashkëpunojë me drejtësinë, por do të bëjë dhjetëra vite burg, do t’i sekuestrohet pasuria, do të braktisë gruan, familjen, fëmijët dhe gjithçka për Erion Veliajn, njeriun i cili në fakt është kryetari i drejtorëve hajdutë të kapur nga SPAK-u./CNA
Nga ana formale kemi një demokraci të qëndrueshme. Nga...
Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por...
Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revis...
Bujqësia është sektori më i prapambetur i ekonomisë sh...
Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK,...
Është e rëndësishme të pranohet se dinjiteti i çdo ind...
Që kur rrjetet sociale janë shndërruar në një ndër pus...
Sot mbushen 32 vite nga dita e 22 marsit 1992 kur sheshi "...
Deputetët demokratë të Rithemelimit do t’i dorëzojnë k...
Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si "Gjyqi ...
Ishte një kohë, kur kripa ishte gjëja më e çmuar mbi d...
Fjala e Kryeministrit, njëkohësisht Kryetarit të PSSH ...
Agron Gjekmarkaj është shembulli tipik i “Kolltukofagut” t...
Ka shumë pak lajme që mund të ndajmë në lidhje me tend...
Besoj të gjithëve u vjen mirë që aktiviteti parlamenta...
Nisi të krijohet në dy mandatet e para të qeverisjes s...
Tirana festoi dhe zhurmoi sot në disa arterie, dhe asg...
] Në një njoftim që nuk hidhëroi askënd, kryeministri s...
Lajmi i keq se 21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës...
Partia Demokratike ka bërë një pakt ku ka pranuar që n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...