Pikturimi i tregjeve të punës së Ballkanit Perëndimor me ngjyra më të ndezura
Ka shumë pak lajme që mund të ndajmë në lidhje me tend...

Agron Gjekmarkaj është shembulli tipik i “Kolltukofagut” të shkruar nga imzot Fan Noli, njeriu që nga hiçi u bë deputet i Lulit dhe nënkryetar i PD-së, qëlloi demokratët në protestën e 8 janarit, ishte Bashist dhe sot u bë Berishist.
Ai ka komentuar Asamblenë e PS, të cilën e quan Asamblenë e shenjtorëve të plakur.
Asambleja e “shenjtorëve” të plakur
Pas 12 vitesh në pushtet, të vjetër, oh sa të vjetër, në gjithçka, të njëjtat rradake vërtiten sa në një karrige në një tjeter, të njëjtat fjalë e kumte të zvargura, të njëjtat buzeqeshje fajtorësh, e njëjta fuqi infektuese banaliteti, e njëjta paturpësi, gjysma në burg e gjysma tjetër nisur për atje, mazhoranca që tek skandalet gjen fillin për tu ringritur si Anteu u mblodh me be e sefte ne plazhin në Gjiun e Lalëzit në këtë behar. Bekuar qoftë deti i gjërë, na lan mëkatet thanë njëzëri, na heq ndezullinë dhe roshkun, na bën terbiet.
Vaj e kremera me vete për lëkurën që as skuqet as zverdhet, e regjur shollë nga makuëria u duken atij bregu. Burra e gra njëzëri bërtiten, urraa urraaa! Bereqet, bereqet jemi në selamet.
Me gjuhën mushk si arra të pathyera në gojë vikasin “ne jemi punë mbaruar”, “ ne jemi punë kryer”, “nuk jemi më të mirët po më të mirë nuk ka”, “ ne jemi krenarë” ,” ne jemi misionarë” hypur mbi gomar, këta lejfenë krijues të gjuhes së re, përvetësues të së mires, të se bukurës, të së drejtes, pa idealizmin ideologjik të kinezit të ngratë ju ngerdheshen shqiptarëve të hutuar në labirinthet e bashkohësisë.
Na u plak Kryeministri dhe ministrat para syve. Zëri i tyre si i mizave në zheg të njëjten kënaqësi shperndan.
Rraqe që ironia e fatit na i la nëpër këmbë grumbulluar mbi një karro me goma të shfryra e tërhequr nga “Skënderbeu” i vetmuar dhe lodhur përserituri të njëjtat qyfyre.
Surratqerepet, kodoshet, zullapet qafëtrashë qytetarve u marrin paratë, dhe kanë dorë të rëndë, i klasifikojnë në parcela patronazhimi, i rrejnë, i kërcënojnë në një kapje kapilare të shtetit dhe institucioneve, ndaj edhe shpallen “rrmimin” e Opozitës. Pastaj i shohin vënger drejt e në sy tek ju thonë, ne jemi moderniteti, lezeti e shërbeti.
Ne e duam pushtetin t’ju bëjmë mirë ju more laneter që po na lodhni e plakni u thonë, se duam për vete se ne jemi religjiozë, idealistë, progresistë, si ju shkon mendja të na e hiqni ë?! Haramsez!
Me rroskop njëri se tjetri në ide. Me guximtar njëri se tjetri në servilizëm.
Gojërrumbull e fytyrë kungull asambleisti vigjelon, merr sheënim, raporton dhe urdhëron.
Po, në mesditë asambleja u mblodh!
Dielli i buzeqeshjes se tyre misionare ra mbi ne. Si kryetarë koperativash në vitin 1991 por mbuluar me rroba firmato, Idealistë të kauzave të medha gromesijnë me duhem e taft mbi tavën e boshatisur pasi kanë ndarë llokmat !
Me gjuhë kauçuku, me muskuj teneqeje, me barkun lastik karvani i “shenjtorve” brohoret “përjetësi”, “përjetësi” prina o Mesi!
Në një libër të shënjtë thuhet: “mallkuar qoftë e tepërta” ! Ja keni mërzitur dheut more qerratenj.
Biologjinë e keni kundër, shoket në qeli pa duhan, moralin publik po, kohën po aq, zullumet gjerdan në qafë ju kërrusin, shqiptarët gjithnjë e më shumë!
“Dërrmimin” e Opozitës e patë më 20 Shkurt, do e shihni çdo ditë deri pranverën tjetër kur të filloni procedurat për azil a lutjet për avokat.
Nuk do ju mjaftojnë pleudaritë e qashtra të Mamicës për t’ju justifikuar, ajo do jetë e zënë për të mbrojtur Skenderbenë e pafan si dhe duke bërë pako me Kryqin e Kuq për shokët në hapsana e kurbet./ CNA
Ka shumë pak lajme që mund të ndajmë në lidhje me tend...
Besoj të gjithëve u vjen mirë që aktiviteti parlamenta...
Nisi të krijohet në dy mandatet e para të qeverisjes s...
Tirana festoi dhe zhurmoi sot në disa arterie, dhe asg...
] Në një njoftim që nuk hidhëroi askënd, kryeministri s...
Lajmi i keq se 21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës...
Partia Demokratike ka bërë një pakt ku ka pranuar që n...
Ju kujtohet Gazi? Ai Gazi i tmerrshëm që deklaronte s...
Një hajdut ama i tipit AliBaba me emrin E kishte mbërr...
Lajmi se Zelenski, Presidenti i Ukrainës, është me ori...
Cili është mendimi i parë që ju vjen, kur dëgjoni fjal...
Një pjesë shumë e madhe e elektoratit dhe shoqërisë sh...
Nuk është njëra nga pamjet më të këndshme ajo ç’ka shikojm...
Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike g...
Budva. Ezmerka kishte datëlindjen. Bëmë konak ...
“Eureka-Eureka-Eureka!” Kjo ishte britma e parë e majmuni...
Në dhjetëra lajmet e ditës mbi “dhunën” e “shtetit” nd...
Po të analizosh i shkëputur nga tirania e çastit, qoft...
Gazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partis...
Nato shpenzoi në Kuçovë rreth 55 milionë euro dhe sot Shqi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...